Berisha përmirëson rekordin personal në not: Ogur i bardhë për fitoren e zgjedhjeve në 2013-ën
Rekordi- 141 minuta not në ujërat e detit Jon, 9 minuta më shumë se një vit më parë
UPDATE- Kryeministri Sali Berisha po kalon një fundjavë pushimi në bregdetin e Dhërmiut nën shoqërinë e mbesave dhe nipërve. I frymëzuar nga shpirti olimpik, Berisha vendosi sot një rekord të ri personal, 141 minuta not në ujërat e mrekullueshëm të detit Jon, kundrejt 132 minutave të një viti më parë.
Kryeministri filloi notimin në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta. Në një prononcim të tij pas thyerjes së rekordit personal në not, kryeministri u shpreh se, “zëri i detit Jon me tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhe për fitoren e merituar të zgjedhjeve te 2013”.
Ndonëse ky rekord i ri eshte historik i Kryeministrit Berisha por ai beson se në gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri. Pushimi në Dhërmi gjatë sezonit veror për Kryeministrin Berisha është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.
Në vitin 2008, kryeministri Berisha ka qëndruar në ujë vetëm 120 minuta, në vitin 2009 kishte qëndruar 123 minuta, në vitin 2010 ka qëndruar 127 minuta, në vitin 2011 ka qëndruar 132 minuta ndërsa këtë vit ka qëndruar në det për 141 minuta.
...