E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Tadiq i gatshëm të takohet me liderët e Kosovës

Serbia dëshiron që të gjithë kryesit e krimeve të luftës të procedohen dhe mbështet nismën e presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq, që për këtë të arrihet marrëveshje dypalëshe, tha presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, duke shtuar se ai është i gatshëm të bisedojë edhe me politikanët kosovarë, por që kjo të mos jetë promovim i pavarësisë së Kosovës, por zgjidhje e problemeve. Këto komente ai i bëri në takimin trelateral që po zhvillohet në Jahorinë, afër Sarajevës, transmeton “Koha”.

Në këtë takim, anëtari i Kryesisë tre anëtarëshe të BeH-së nga komuniteti kroat, Zhelko Komshiq, bëri të ditur se ai nuk do të mbështesë kandidaturën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sepse nuk pajtohet me qëndrimet e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›