Lejet e licensat për bizneset brenda 45 ditëve
03/02/2012 Nëse sportelet vendore nuk japin përgjigje brenda 45 ditëve, licensat automatikisht të miratuara
Reduktohet koha e lëshimit të lejeve e licensave pranë sporteleve të Bashkisë së Tiranës. Nëse më parë bizneset apo subjekte të tjera sipërmarrëse sorollateshin me muaj të tërë pranë sporteleve bashkiake për këto aplikime, me ndryshimet e bëra lëshimi i licencave do të mbyllet brenda 45 ditëve nga koha e aplikimit. E në rast se ky afat tejkalohet, ndërkohë që nuk është dhënë asnjë përgjigje, lejet e licensat cilësohen si automatikisht të miratuara. Teksa vijon vizitën në Uashington, kryebashkiaku Lulzim Basha ka deklaruar se këto nuk janë të vetmet lehtësira që Bashkia ka ndërmarrë për krijimin e një klime partneriteti me bizneset. Në takimin e zhvilluar me drejtues të fondacionit “Heritage” (një institut i krijuar në vitin 1973, misioni i të cilit është të formulojë dhe promovojë politikat konservatore publike bazuar në parimet e sipërmarrjes së lirë), Basha ka rikonfirmuar se një nga vendimet e para të propozuara prej tij për t’u marrë në mbledhjen e këshillit bashkiak ishte pikërisht reduktimi i 60 taksave dhe tarifave vendore, nga 83 që ishin gjithsej. Njëkohësisht gjatë këtij muaji nis funksionimi i sportelit unik për lejet dhe licensat. Aktualisht grupi i punës ka përfunduar përpilimin e listës së lejeve dhe licensave që do të kalojnë me vetëdeklarim. Afati i marrjes së këtyre lejeve ose licensave nuk do të jetë më shumë se 45 ditë. Nëse ky afat kalon, atëherë do të zbatohet parimi “heshtja është miratim”. Basha ka shtuar më tej se Bashkia ka arritur një bashkëpunim shumë të mirë me komunitetin e biznesit, me të cilët ka një komunikim intensiv, që do ta vazhdojë duke e konsoliduar me tej, si dhe do të vijojë puna e mëtejshme për shndërrimin e Tiranës në një qytet atraktiv për investitorët e huaj. Po kështu Basha tha se asnjë projekt i rëndësishëm për qytetin nuk do të kalojë pa dëgjuar zërin e qytetarëve, madje ata do të përfshihen edhe në vendimmarrje. “Që në javën e parë të marrjes së detyrës si kryebashkiak Bashkia u hap dhe u vu në shërbim të qytetarëve. Çdo të premte kryetari i Bashkisë pret qytetarët, sikundër dhe gjithë drejtorët e Bashkisë. Po kështu letrat dhe e-mail-et janë një mundësi komunikimi. Vetëm në 6 muaj kanë mbërritur në Bashkinë e Tiranës 7 mijë letra nga qytetarët”, - bëri të ditur Basha. Për këtë kryebashkiaku bëri me dije se gjatë hartimit të buxhetit janë zhvilluar takime me banorët e 11 njësive bashkiake. Këshillat dhe sugjerimet e tyre u konsideruan edhe në buxhet, i cili përfshiu në zërin e investimeve edhe tri projekte të sugjeruara nga banorët e Tiranës. Një praktikë e tillë do të ndiqet edhe me planin urbanistik, i cili duke nisur nga muaji shkurt do të konsultohet me grupet e interesit.