Dalipi: Basha turist në SHBA, jo për takime pune

Kreu i socialistëve në Bashkinë e Tiranës Aldrin Dalipi reagon pas deklaratave të kryebashkiakut Basha në Amerikë. Duke e quajtur si një vizitë turistike dhe jo takime pune, Dalipi shprehet se Basha duhet tu tregojë shqiptarëve atje se si i shpërdoron fondet e qytetarëve. Opozita në Këshillin e Bashkisë i është rikthyer akuzave për vjedhjen e zgjedhjeve vendore, abuzimit me sheshin "Skëndërbej" dhe së fundi me ndëryrjet e planit urbanistik. Dalipi thotë se mbi Bashën është akuza për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 janar 2011.