E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji i Ramazanit/ Argjentinë, besimtarët nisin argjërimin


Myslimanët e argjentinës kanë filluar ditën e premte muajin e shenjtë të Ramazanit, në xhaminë Ahmad Al në kryeqytetin e Buenos Aires.
Gjatë Ramazanit, muajit të nëntë në kalendarin islam, myslimanët kufizohen nga ngrënia, pija, duhani, dhe nga marrëdhëenit seksuale nga mëngjesi deri në perëndim të diellit.
Në mbrëmjë ata mblidhen përsëri në xhami, dhe kryejnë ritet e tjera.

Samir Salech, Kryetari i Bashkësisë Islame në Argjentinë, tha se ky muaj u shërben atyre që të mbajnë shpirtin të pastër, dhe gjithashtu në formë. Sic u shpreh ai, në këtë mënyrë myslimanët afrohen më shumë se Allahun.
"Për ne është më e vështirë ta realizojmë muajin e shenjtë të Ramazanit në botën perëndimore, sesa në një vend islamik, por megjithatë komuniteti jonë është bashkë dhe në ngjarje të tilla në jetën tonë. Kështu ne bazohemi më shumë në gjërat shpirtërore sesa materiale, duke lënë pas ambiciet personale, dhe duke adhuruar zotin tone allhaun, u shpreh Samir Salech, Kryetari i Bashkësisë Islame në Buenos aires të Argjentinës.

Fëmijët, infermieret dhe gratë shtatzëna, të moshuarit dhe të sëmurët janë të liruar nga agjërimi.

Mbi gjysmë milion Myslimanë besohet se jetojnë në Argjentinë. Ndërsa disa janë emigrantë nga Arabia, apo dhe të krishterë, hebrenj, ose myslimanë, të emigruar në vendin e amerikës latine në fillim të shekullit të XX.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›