"Supervirusi", viktima e parë në Belgjikë
Zyrtarët e shëndetësisë në Belgjikë thanë sot se një belg, i cili kishte pranuar trajtim mjekësor në Pakistan, është i pari që vdes nga "supervirusi", e cila është rezistente në ilaçet.
Njeriu i paidentifikuar ishte infektuar teksa po trajtohej nga një plagë në këmbë që e kishte marrë në një aksident rrugor në Pakistan.
Belgu i infektuar u kthye në shtëpi, por pak më vonë vdiq në spital.
Ky supervirus i ri i quajtur NDM-1, që besohet se e ka origjinën nga zona e Indisë dhe Pakistanit, është rezistent ndaj antibiotikëve.