Edhe pas tre vjetësh, vrasësi i Dianës i pakapshëm për drejtësinë

Sot janë bërë dy vjet kur Diana Kastrati u qëllua me armë për vdekje, ndërsa ish-bashkëshorti, i cili dyshohet ta ketë kryer vrasjen e 27-vjeçares ndodhet në arrati, transmeton KTV. Familjarët vazhdojnë ta akuzojnë drejtësinë se nuk po bën asgjë në gjetjen e dorasit, i cili është edhe në listën e Interpolit. Në muajin shkurt Gjykata Kushtetuese konstatoi se shteti ka shkelur të drejtën për jetë, duke mos i ofruar ndihmën e kërkuar Diana Kastratit.
Përveç humbjes së të bijës kjo familje e ka humbur edhe mbesën, të cilën tash e një vit nuk mund ta shohin, ngase këtë ua kanë ndaluar. Qendra Sociale në Prishtinë ia ka dhënë familjes së të dyshuarit për vrasjen e Dianës, përkohësisht të drejtën e kujdesit për vajzën./Indeksonline/