E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe dy muaj arrestpër Nazim Bllacën

PRISHTINE- Gjykatësit e EULEX-it ia kanë vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestimit shtëpiak të akuzuarit për vrasje, plagosje, shantazhe e rrahje gjatë kohës që thuhet të ketë qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) Nazim Bllaca.

Vendimi është marrë një ditë para se Bllacës t’i skadojë vendimi i parë i marrë përpara dy muajsh.

Ndonëse, zyrtarë të EULEX-it nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë vendim, burime të gazetës “Zëri” në EULEX e kanë pohuar një gjë të tillë.

I njëjti burim ka saktësuar se prokurorët e EULEX-it janë duke vazhduar me marrjen në pyetje të personave, që në një formë apo tjetrën kanë të bëjnë me rastin “Bllaca”.

“Dje është marrë në pyetje babai i të pandehurit”, ka saktësuar ky burim.
(e.n/zeri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›