E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e TivaritPD ngre komisionhetimor

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për ngritjen e një komisioni hetimor që do të zbardhë Masakrën e Tivarit të ndodhur në vitin 1945.

Kërkesa e kreut të qeverisë disa ditë më parë, do të konkretizohet nga ngitja e një komisioni të posacëm hetimor i cili pritet të paraqitet nesër në Kuvend.
Sipas nismëtarëve, komisioni do të ketë në përbërje të tij 13 anëtarë, prej të cilëve 7 do t’i përkasin maxhorancës dhe 6 opozitës, ndërsa kryetari do të jetë nga PD.
Mandati i këtij komisioni do të jetë një vit, çka do t’iu jap kohë plotë deputetëve për të hetuar të gjitha dokumentet arkivore ku synohet zbardhja e plotë të fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive, që cuan në masakrën e Tivarit.

Një tjetër pikë e objektit hetimor do të jetë edhe qëndrimi ndaj kësaj masakre të pashembullt i shtetit shqiptar gjatë viteve 1945-1990, si dhe përpjekjet e qëllimshme për të fshehur të vërtetën rreth saj.

Kryeministri Berisha akuzoi pak kohë më parë ish presidentin Ramiz Alia se ka pasur dijeni por dhe ka dhënë miratimin për masakrën e Tivarit kur u vranë ekzekutuan mijëra të rinj kosovar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›