E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe komunistët e vjetër, Pëllumbi e Agolli, kundër të birit të Kristaqit, e cilësojnë jashtë realiteti

Politikani socialist Servet Pëllumbi ka sulmuar dje lëvizjet e fundit të Edi Ramës për të rinisur bojkotin dhe protestat. Sipas ish kryetarit të Kuvendit, situata politike në vend është e ndjeshme dhe se PS duhet të luftojë fuqishëm për pretendimet e saj me të të gjitha mënyra, në Parlament. Duke iu referuar nismës më të fundit të PS për të mos votuar asnjë ligj në Kuvend, si ish-kryetar Parlamenti, Pëllumbi vlerëson se opozita e ka vendin në Parlament dhe se miratimi i ligjeve është përgjegjësi për këdo ligjvënës.
“Kemi qenë themelues të PS dhe shqetësohemi për aspekte të veçanta që ne mendojmë se nuk janë në atë nivel që kërkon koha. Mendimi im për këtë çështje është se forca më e madhe, PS është në parlament, ka 64 deputetë dhe PS të bëjë një lojë parlamentare me të gjitha format dhe të gjitha mënyrat. Nuk përjashtoj as edhe largimin nga votimi për raste të veçanta, por gjithsesi mendoj se lufta në institucione, lufta në parlament duhet të konsiderohet fronti kryesor”, tha Pëllumbi gjatë një komunikimi me gazetarët pas një takimi të zhvilluar me shkrimtarin Dritëro Agolli.
Ai vlerësoi gjithashtu se të dyja palët po përpiqen të fitojnë kohë me vendimet që marrin.
“Situata politike në vend është kritike, por unë mendoj se të gjithë tani këto po bëhen për të shtyrë kohën, dhe në radhë të parë kërkon të fitojë kohë kryeministri, mazhoranca të kalojë pushimet, të kalojë Gushtin që është pushim politik jo vetëm për ne por dhe për Evropën, dhe pastaj vjen vjeshta dhe pastaj me të ardhur me të parë. Këtë po bën dhe presidenti”, vuri në dukje më tej ish deputeti socialist Servet Pëllumbi.
PS vendosi dy ditë më parë të përshkallëzojë marrëdhëniet me Kuvendin. Strukturat e kësaj partie vendosën të bojkotojnë miratimet e ligjeve, në shenjë proteste lidhur me mos shkeljen e Kushtetutës për pretendimet e saj të pabaza.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›