Shpërthimi, Tadicndryshon axhendëniset në Nju Jork
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka shtyrë vizitën e paraparë për 8 dhe 9 korrik në Malin e Zi për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të mbahet me 6 korrik.
Sipas Zyrës për informim të presidentit serb, Tadic vendosi të shkojë në New York pas incidentit që ndodhi të premten në Mitrovicën veriore, ku gjeti vdekjen një person dhe u plagosën 10 të tjerë, kryesisht të komunitetit serb. Ata po protestonin kundër hapjes së Zyrës për regjistrim civil nga Qeveria e Kosovës.
Një ditë më parë presidenti Tadic e cilësoi shpërthimin në Mitrovicë si provokim për paqen dhe Serbinë.
(s.g/BalkanWeb)