E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA emëron diplomatin Alexander Arvizu si ambasador në Tiranë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka propozuar sot kandidatin për ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Diplomati Alexander Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror dhe aktualisht është drejtor i zyrës së zhvillimit të karierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit. Më parë, ai ka qënë zv/Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit. Ai ka shërbyer si zv/Shef i Misionit në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Në Uashington ai ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›