Berisha: Taksa “Koleka” e rrezikshme, thellon pabarazine Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka dhene garancine e tij, se qeveria shqiptare do te beje gjithcka per te vene sa me shpejt ne zbatim te gjitha marreveshjet e bashkepunimit, te firmosura mes qeverise shqiptare dhe nobelistit Muhammad Yunus. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e qeverise, kryeministri eshte shprehur se ideja e mikrokreditit ne fushen e biznesit social, eshte nje zhvillim jashtezakonisht, i rendesishem ne perpjekjen madhore per te luftuar varferine dhe papunesine. Kryeministri tha se skemat e suksesshme te Prof. Yunus nuk synojne t’u japin racione njerezve te varfer ne nevoje, por synojne t’i mekembin ata nepermjet mundit dhe djerses se tyre. Duke ironizuar qendrimet ekonomike te programit te PS-se dhe konkretisht te kryetarit Rama per taksen progresive, Berisha eshte shprehur se ajo takse, vetem sa e shkaterron biznesin. “Sot e verteta eshte qe debati me madhor, jane taksat. Eshte kriza e thelle dhe natyrisht per me shume se cdo gje tjeter, behet fjale per politika fiskale dhe eshte nje debat i hapur midis akademikeve. Sipas nje studim tjeter te kryer ne Harvard keto kohe, persa i perket taksave, thuhet se taksa me afer optimales, eshte taksa e sheshte. Ajo cka ky studim fakton, eshte se nje takse eshte e rrezikshme dhe kjo eshte "taksa Koleka", apo taksa progresive. Sipas studimit, nepermjet kesaj takse, ti vetem ne pamje te pare perpiqesh te arrish ne nje barazi, por ne te vertete e thellon me shume kete pabarazi”, theksoi Berisha. Per kryeministrin eshte e gabuar ideja e takses progresive qe ka kryetari i PS-se Rama dhe per te mbrojtur kete ide, hedh poshte edhe dajen e tij. “Ky zoteria, nga nje ane me tha qe nuk e kam daje une ate, qe e di i gjithe bregu historine e lepurit dhe te maces dhe s’po ndalemi ketu se nuk eshte ceshtje e mbledhjes se qeverise. Per mua me mire ta kishte baba dhe ta mohonte per taksen, sesa te mbaje taksen dhe te hedhe Koleken. Pra, kjo takse perben nje kercenim serioz dhe te madh. Uroj qe mos ta perdore si shpifje, e cila eshte nje xhakete e vjeter qe varet ne nje hu ne aren e grurit, per te mos ngrene zogjte grurin, per t’i trembur, pra te mos e perdore si dordolec, se absolutisht per sa i perket pushtetit, ia thashe dhe ne takimin tjeter, ky eshte si personazhi i Dino Buxatit, qe mbeti 36 vjet ne pritje. Kete e ka firmosur vete”, tha kryeministri. Kreu i qeverise iu beri thirrje biznesmeneve te japin kontributin e tyre ne fondin e biznesit social, i cili synon te punesoje dhe t’i jape mundesi njerezve me te varfer te hapin biznesin e tyre, te krijojne te ardhurat e tyre. Kryeministri theksoi se per te gjithe ata qe duan te kontribuojne ne kete drejtim, do te hartohet ligji qe do t’ua jape kete mundesi. “Qeveria do te vendose fondin e vet ne fondin e biznesit social, por nga kjo mbledhje dhe ne emer te qeverise, une ju bej thirrje bizneseve te japin kontributin e tyre ne kete fond dhe thirrja jone nuk eshte thjesht nje apel njerezor. Ne si qeveri, do te vendosim qe taksen e dividentit, ato sipermarrje qe duan ta derdhin ne fondin e biznesit social, fond qe synon te punesoje dhe t’i jape mundesi njerezve me te varfer te hapin biznesin e tyre, te krijojne te ardhurat e tyre. Pra, ato qe deshirojne ta derdhin kete fond ne biznes social, ne menjehere do te bejme ligjin t’u japim kete mundesi.” shpjegoi kryeministri. Ne, tha Berisha, duhet te ecim te bazuar ne doktrinat me te avancuara fiskale dhe jo ne konceptet e Mamuthit te korrupsionit, qe ishte dhe eshte Cac Angjeli. Famoz, sepse ai eshte autori i rikthimit te doktrinave te ndryshkura. Po nje pergjigje dhe ai e mori ne darken e ngrire.
Taksa
Ajo cka ky studim fakton, eshte se nje takse eshte e rrezikshme dhe kjo eshte taksa “Koleka", apo taksa progresive. Sipas studimit, nepermjet kesaj takse, ti vetem sa ne pamje te pare perpiqesh te arrish ne nje barazi, por ne te vertete, e thellon me shume kete pabarazi
Thirrja
Qeveria do te vendose fondin e vet ne fondin e biznesit social, por nga kjo mbledhje dhe ne emer te qeverise, une ju bej thirrje bizneseve te japin kontributin e tyre ne kete fond dhe thirrja jone, nuk eshte thjesht nje apel njerezor.