Ben Blushi, ne krye te listes se kandidateve te PS ne Elbasan Qamil Xhani
Anetari i Kryesise se Partise Socialiste dhe deputeti Ben Blushi, eshte i pari perfaqesues i PS-se, qe ka shpallur kandidimin per zgjedhjet e ardhshme, duke konfirmuar dhe qarkun ku do te kandidoje. Gjate nje takimi te zhvilluar dje ne Elbasan me gazetare, deputeti Blushi ka konfirmuar se do te jete ne krye te listes se kandidateve per zgjedhjet e 23 qershorit. Gjate prononcimit per gazetaret, Blushi ka folur dhe per menyren sesi Partia Socialiste do te zgjedhe kandidatet e tjere ne gjithe vendin, per t’u perballur me mazhorancen ne zgjedhjet e 23 qershorit. Ai u shpreh se Partia Socialiste “do te jete mjaft korrekte ne kete drejtim dhe se ne perzgjedhjen e emrave te kandidateve per deputete, do te kujdeset qe te perfaqesohet me figura qe gezojne popullaritet e integritet ne komunitet”. Lidhur me publikimin e listes se kandidateve, Blushi ka shtuar se PS-ja do te respektoje afatet ligjore per shpalljen e listave per deputete. Duke folur per pritshmerite ne zgjedhjet e ardhshme, Blushi ka deklaruar se Partia Socialiste i ka te garantuara 7 mandate deputetesh ne kete qark, ndersa ka shtuar se ne 23 qershor, do te marre me shume. Sipas ndarjes se mandateve ne baze te zgjedhjeve te vitit 2009, qarku i Elbasanit ka 14 deputete. Nderkohe qe dy vite me pare, Blushi u caktua nga Kryesia e PS-se si Koordinatori per Qarkun e Elbasanit. Blushi ka folur dhe per strategjine elektorale ne Qarkun e Elbasanit, duke u shprehur se opozita do te jete ne kontakt te vazhdueshem me elektoratin, duke prezantuar menyren sesi PS-ja e mendon zhvillimin e vendit. Lidhur me publikimin e listes se deputeteve, Kreu i PS-se ka deklaruar publikimi i saj, do te behet ne momentin e duhur, ndersa ka shtuar dy dite me pare, deputeti i PS-se Ben Blushi tha ne nje interviste televizive, se Partia Socialiste shkon ne zgjedhjet e qershorit, me nje projekt me te qarte. Duke folur per koalicionit, ai u shpreh se Partia Socialiste nuk e perjashton nje koalicion me Levizjen Socialiste per Integrim. Ndersa ka shtuar, se LSI-ja duhet te kishte zgjedhur te largohej nga qeverisja. “LSI-ne nuk e perjashtoj nga koalicioni. Nuk kam asnje sinjal, por vetem nje arsyetim qe me thote se eshte nje parti, qe eshte pjekur per te kuptuar se varka e qeverise eshte duke u mbytur”, ka deklaruar anetari i kryesise socialiste. I pyetur per mos votimin e tre ligjeve te integrimit, Blushi ka deklaruar se shqiptaret do te flasin me vote, se kush e kishte gabim. Ndersa e ka cilesuar peticionin e intelektualeve, si nje flete – rrufe, ndaj Partise Socialiste.