Acid gjyqtares pranga autorit Nertil Zotaj

Policia e Vlorës vuri në pranga sot në mëngjes një të dyshuar për sulmin me acid ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një ish-të dënuar nga kjo gjyqtare dhe që ishte i pakënaqur me vendimin e dhënë.
Policia e Vlorës njofton se ka arretsuar ditën e djeshme 24 vjeçarin Nertil Zotaj, I cili ka sulmuar gjyqtaren Mirela Mishgjoni, duke i hedhur në pjesën e fytyrës acid të lëngshëm sanitar, ngjarje kjo e ndodhur më datën 16 janar në lagjen 29 Nëntori pranë shkollës “Ali Demi”.
Ky shtetas ka qënë i arrestuar më parë së bashku me vëllain e tij shtetasin Pauli Zotaj, për “Vjedhje” dhe është gjykuar e dënuar nga Gjyqtarja Mirela Mishgjoni me 11 muaj burg dhe 150.000 lekë gjobë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këtë veprim ky person e ka kryer me pretendimin se është dënuar me një masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk është liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye falë një pune hetimore intensive, profesionale dhe të pandërprerë të Strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë ku në një kohë rekord janë kryer hetime dhe investigime ndaj gjithë personave dhe grupeve krimianale si dhe janë bërë objekt investigimi të gjitha proceset gjyqësor dhe personat e dënuar nga kjo gjyqtare vitet e fundit.
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë shprehen të vendosura të luftojnë kriminalitetin pa kompromis dhe të arrestojnë cdo individ apo grup kriminal që do të ndërmarrrë veprime të paligjshme kundrejt personave zyrtarë që ushtrojnë funksione publike.
Askush nuk do të arrijë të cënojë sigurinë e qytetarëve të Vlorës të sjellë në këto nivele falë një pune të përkushtuar dhe profesioanale të strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe ju garantojmë se rajoni jonë do të vazhdojë të jetë rajoni më i sigurtë përsa i përket sigurisë publike.
KLD përshëndet policinë për arrestimin: I papranushëm sulmi ndaj togave të zeza
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përshëndet Policinë e Shtetit dhe organet e tjera të hetimit për arrestimin për një kohë të shkurtër të agresorit ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Mirela Mishgjoni.
Duke falenderuar autoritetet kompetente të Rrethit të Vlorës për zbardhjen e rrethanave të ndodhjes së kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë së autorit të këtij akti të shëmtuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e konsideron të papranushëm cdo sulm ndaj togave të zeza dhe garanton të gjithë trupën gjyqësore në vend se cdo rast agresioni ndaj tyre do përballet me forcën e ligjit.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson se gjyqtarët marrin vendime në emër të Republikës së Shqipërisë dhe cdo agresion ndaj tyre është goditje e shtetit ligjor.
Ky institucion shpreh mbështetjen për trupën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, duke garantuar se do ndërmarri të gjitha masat për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve në vend.