E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazhe ne nder te komisatir Musa Skura, ashpersim ligjesh ndaj krimineleve Klodiana Kotorri

“Lamtumire komisar Musa Skura”. I mbuluar me Flamurin Kuq e Zi dhe nen ekzekutimin e Himnit Kombetar, trupi i Deshmorit te Atdheut Musa Skura, u preh dje ne varrezat e Deshmore te Kombit, ne Tirane. Trupi i shefit te krimeve te Matit, i cili u plagos me arme ne krye te detyres dhe nderroi jete ne nje spital ne Foggia, Itali, mberriti rreth ores 10.00 te dites se djeshme ne Portin e Durresit, ku me pas i shoqeruar nje eskorte policie u vendos ne ambientet e Shtepise Qendrore te Ushtrise, ku u kryen edhe homazhet. Prej ores 11:30 deri ne oren 13:00, jane zhvilluar homazhe ne nderim te Deshmorit Musa Skura. Nen muziken funebre, perfaqesues te larte te Shtetit dhe Qeverise shqiptare, drejtues dhe punonjes te Policise se Shtetit, kolege dhe miq te te ndjerit, te aferm dhe bashkeqytetare te tij, i kane bere nderimet e fundit efektivit. Qindra punonjes policie derdhen lot mbi foton e komisarit te vendosur prane arkivolit me trupin e tij te pajete. Rreth ores 12:30, kryeministri, Sali Berisha zhvilloi homazhet ne nderim te Deshmorit te Atdheut, Musa Skura, ku vleresoi lart figuren e komisarit. Pas homazheve kryeministri u shpreh per ashpersimin e ligjeve ndaj krimineleve brenda kuadratit demokratik kushtetues. “Cdo lloj hapi ligjor te nevojshem brenda kuadrit demokratik kushtetues qeveria eshte e gatshme te marre. Drejtesia po vepron dhe do te veproje vendosmerisht” tha kryeministri Berisha. Rreth ores 13:00 arkivoli me trupin e pajete te komisarit u nis drejt varrezave te Deshmoreve. “Na la krenarine, kujtimi i Musait do jete me ne perjete” - keto ishin fjalet e vellait te Deshmorit te Atdheut Musa Skura, para se trupi i tij te vendosej pergjithmone ne banesen e fundit. Gjate fjaleve te tij, vellai i Deshmorit te Atdheut falenderoi te gjithe strukturat shteterore dhe punen e bluzave te bardha per perpjekjet qe bene per te shpetuar jeten e vellait te tij Musait, i cili mbeti i plagosur ne nje aksion policor per goditjen e nje aktiviteti kriminal me date 13 janar te ketij viti. Prane varrit te Deshmorit te Atdheut Musa Skura vendosen kurora Ministri i Brendshem, Flamur Noka, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shteti, Hysni Burgaj, familjare dhe te afer. Kreu i Policise se Shtetit i dorezoi djalit te Musa Skures, flamurin e Deshmorit te Atdheut.

Fjala e vellait te Deshmorit te Atdheut

Skura: Musait do jete me ne perjete

“Musai ishte bir i familjes Skura, por Musai eshte bere dhe bir i rrethit te Matit dhe, tashme, i gjithe Shqiperise. Me vepren e Musait, femijet dhe ne vellezerit do te ecim perpara. Gjithmone do te punojme per Shqiperine, qe ajo te eci gjithmone me lart. Faleminderit per perkushtimin e madh qe ka bere shteti shqiptar, me te gjithe strukturat, qe nga Presidenti e deri te mjeket e Spitalit Ushtarak. Ishte e pamundur qe Musai te mbijetonte. Faleminderit per te gjitha”, u shpreh Avni Skura, vellai i Deshmorit te Atdheut. Ai foli ne emer te familjareve, i cili falenderoi qeverine dhe shtetin per mbeshtetjen dhe perpjekjet e bera per shpetimin e jetes se komisar Skurajt. Fjalimi u mbajt pak para se trupi i komisarit te vendosen ne banesen e fundit. Nderkohe, ne nder te Musa Skures kryen homazhe, kryeministri, Sali Berisha, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, kreu i LSI-se, Ilir Meta, kreu i opozites, Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, Avokati i Popullit, Ilgi Totozhani, kreu i FRD-se, Bamir Topi etj.

Izet Hysa

“Komisar Musa Skura eshte shquar per cilesite dhe virtytet e njeriut te ndershem, me plot kuraje dhe shpirt sakrifice, qe ne cdo moment te karrieres se tij punoi me perkushtim ndjenje te larte pergjegjesie dhe profesionalizem ne sherbim te qytetareve, duke fituar dhe gezuar mirenjohjen dhe respektin e te gjitheve”- tha ne fjalen e tij Drejtori i Policise i Qarkut Diber, Drejtues i Pare Izet Hysa.

Flamur Noka

“Humbja e Musait ishte e parakohshme dhe ka pikelluar kedo qe e ka njohur dhe ka punuar me te. Te gjithe e perjetuam me dhimbje humbjen e jetes se komisarit. Lufta me krimin do te jete e vazhdueshme nga ana e shtetit, beteje kjo, qe do te fitohet nga shteti dhe strukturat tona te rendit dhe sigurise”, tha ministri, Flamur Noka, duke shtuar se Ministria e Brendshme do te jete gjithmone prane familjen se Musa Skures.

Sali Berisha

“Mbeshtes efektivet qe luftojne krimin”

“Erdha te shpreh ngushellimet dhe solidaritetin e qeverise shqiptare, familjes se komisarit Musa Skura, qe ra ne krye te detyres, ne perballje me falangat e krimit. Komisar Musa Skura ishte njeri nga komisaret me te shkelqyer, me trima, me te vendosur te Policise se Shtetit. Shpreh mbeshtetjen time me te plote dhe te qeverise ndaj efektiveve te policise, luftes se tyre me zero tolerance, ndaj krimit te organizuar dhe cdo lloj tjeter”, tha kryeministri Berisha.

Edi Rama

“Policia e tradhtuar dhe e braktisur”

Pas homazheve per komisarin Musa Skura, kreu i PS-se nuk i ka kursyer kritikat per qeverisjen ne lidhje me situaten e rendit ne vend. “Fatkeqesisht pasi erdhem ketu para pak kohesh per t’i dhene lamtumiren nje Komisari kurajoz, sot jemi perseri ketu per t’i dhene lamtumire nje tjeter komisari kurajoz. Jane deshmore ne nje lufte me krimin, qe ka fituar nje epersi te frikshme ne kushtet kur fatkeqesisht policia eshte tradhtuar, eshte braktisur dhe po rrenohet dita dites ne nje drejtim teresisht te padenje”, tha kreu i PS-se.

Kush eshte Musa Skura

Komisar Musa Skura ka punuar ne radhet e policise prej 28 vjetesh. Musa Skura u lind me 17 Korrik te vitit 1963, ne fshatin Suc te Komunes me te njejtin emer. Pasi kreu arsimin e mesem, ai u fut ne radhet e Policise se Shtetit ne vitin 1982, ku sapo nisi karrieren ne kete profesion. Skura mbante graden Komisar dhe ka qene i angazhuar kryesisht ne strukturat e rendit dhe hetimit e parandalimit te krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›