E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe korrupsioni në "krizë"

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 15:00

Korrupsioni, një nga plagët e Greqisë, u prek gjithashtu në vitin 2010 nga kriza ekonomike në të cilën u zhyt ky vend, thuhet në studimin e publikuar nga "Transparency International".

Në vitin 2010, rreth 10,4 për qind e familjeve sinjalizuan nga një rast korrupsioni, për dallim nga 13,4 për qind në vitin 2009, në bazë të një sondazhi që zhvillohet çdo vit që prej vitit 2007.

Shifra e përfitimit nga kjo praktikë është vlerësuar në rënie, me rreth 632 milionë euro, ku shifra më e lartë ishte 394 milionë, që vinin nga ryshfetet në sektorin publik, për dallim nga 787 milionë euro një vit më parë.

Presidenti i ''Transparency-Greece'', Costas Bakouris, e cilësoi këtë si një përmirësim inkurajues.

Ai ia atribuoi këtë edhe rënies së standardit jetësor të grekëve që janë përfshirë që prej verës së kaluar nga një sërë masash shtrënguese si pasojë e krizës ekonomike, me të cilën është përballur vendi.

Pavarësisht angazhimeve të qeverisë për të ngritur moralin e funksionit publik, spitalet, zyrat fiskale dhe urbanizmi kanë mbetur edhe në vitin 2010 në krye të shërbimeve të cilësuara si më të korruptuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›