Guret ne veshka trajtimi dhe ushqimi i duhur

Edhe shfaqja e gureve ne veshka kerkon trajtim dhe kurim. Por e rendesishme eshte qe te njihen shkaktaret e formimit te ketyre gureve dhe te shmangen duke ndihmuar veshkat ne mirefunksionimin e tyre
Nuk jane te rralla rastet e personave qe kane probleme me veshkat. Nderlikimet dhe problemet e shfaqura mund te jene ne variante te ndryshme dhe ne varesi te tyre ndryshon edhe shkalla e rrezikut te shfaqur.
Problemet
Problemet e shfaqura ne veshka mund te jene shume te nderlikuara sa qe mund te kerkojne edhe nderhyrjen kirurgjikale apo edhe transplantin e saj. Edhe shfaqja e gureve ne veshka kerkon trajtim dhe kurim. Por e rendesishme eshte qe te njihen shkaktaret e formimit te ketyre gureve dhe te shmangen duke ndihmuar veshkat ne mirefunksionimin e tyre. Mjeket dhe ekspertet e shendetit keshillojne pirjen e ujit dhe te lengjeve pasi jane te domosdoshme per jeten e njeriut. Pa uje njeriu nuk mund te jetoje. Nje njeri mund te mos ushqehet gjate shume diteve por me kusht qe te pije uje. Marrja e ujit dhe e lengjeve eshte nje domosdoshmeri akoma me e madhe per ata qe vuajne nga guret e veshkave.
Formimi i gureve
Ne saje te urines ne trupin tone eliminohen nje sasi toksinash sic eshte ureja acidi urik kalciumi dhe oxalate-t nje nga perberesit e urines. Quhet diureze sasia e urines se prodhuar cdo dite. Sa me shume pime lengje aq me shume urina eshte e holluar dhe ne ngjyre te celet. Ne rast te kundert kur lengjet jane te pakta dhe djersitim shume urina behet me e perqendruar dhe e erret.
Kur urina eshte shume e koncentruar ajo ka permbajtje te larte te toksinave me prirjen per tu kthyer ne forme kristaline ne nivelin e veshkes. Duke u mbledhur njera pas tjetres kristalet formojne guret. Pervec krizave te dhimbshme litiaza mund te keqesoje gjendjen e veshkave dhe te rrugeve urinare te cilat me vone mund te kene pasoja te renda per shendetin. Ekzistojne shume lloje te shfaqjes se gureve ne veshka ne varesi te natyres kimike te toksinave apo mbetjeve ne to. Keta gure kane karakteristikat e tyre te vecanta gje qe lejon identifikimin e tyre.
Dieta
Keshtu per personat qe vuajne nga guret ne veshka mund te ndiqet edhe nje diete. Pas percaktimit te sakte te diagnozes se gureve ne veshka i semuri trajtohet me analgjezike te lehte dhe anisperistatike me efekt jo te forte. Atij i jepen lengje te ngrohta dhe i rekomandohet berja e banjave ne vaske me uje te vaket. Uji i ngrohte cliron tek i semuri rruget urinare. Per te lehtesuar dhimbjet perdoren disa lloje ilacesh te cilat jepen vetem me rekomandimin e mjekut. Sidoqofte eshte e keshillueshme qe pas cdo urinimi te shoqeruar me gjak te perdoren dezinfektues gjate nje jave. Po keshtu rekomandohen ushqime te lehta supa me zarzavate lengje frutash cajra te ndryshme etj. por njekohesisht duhet qe i semuri te levize. Pacientet qe kalojne nje kolike renale eshte mire te bejne vazhdimisht analiza te urines.
Shkaqet
Guri ne veshka eshte nje mase e forte qe ndodh kur perberesit e kalciumit ose kimikate te tjera ne urine formojne kristale qe ngjiten se bashku. Keto kristale rriten dhe formojne gure te cilet luhaten nga nje kokerr gruri ne nje top golfi. Guret ne veshka jane me te zakoneshem tek burrat dhe me saktesisht kater ne pese raste kane gure ne veshka. Normalisht urina permban substanca qe parandalojne formimin e kristaleve. Megjithate kjo nuk funksionon per te gjithe.
Disa nga faktoret qe kontribuojne ne formimin e gureve tek njerezit e prekshem jane marrja e paket e lengjeve infeksione kronike ne rruget urinare keqperdorim i disa mjekimeve bllokim i rrugeve urinare etj.
Trashegimia
Specialistet qe merren me semundjet e veshkave deklarojne se shfaqja e shqetesimeve nuk eshte gjithmone e trasheguar. Madje ata kane vene re se pjesa me e madhe e personave qe kane probleme me veshkat dhe kryesisht me guret ne veshka vijne nga prinder qe kurre nuk i kane ndjere shqetesimet madje pavaresisht moshes ne te cilen ndodhen veshken e kane organin me te shendetshem.
Ushqime
Ajo cfare specialistet u rekomandojne te gjithe prinderve ne kete rast eshte nje diete e ekuilibruar qe ne ditet e para te lindjes se femijes madje ajo duhet te nise qe ne barkun e nenes. Pikerisht ne kete kohe nis edhe deshira e femijes per kripe lengje embelsira etj. Nisur nga kjo specialistet e nefrologjise mjeke te semundjes se veshkave rekomandojne qe ne ushqimin e perditshem te kete sa me shume lengje supa dhe fruta.
Simptomat e shfaqura te te semuret me gure ne veshka
1- Sistemi tretes Anoreksi peshtjellim te vjella
2- Gjaku hemorragji si pasoje e keqfunksionimit te trombociteve
3- Humbja e aftesise te veshkave per te rregulluar perqendrimin e
urines
4- Anemia eshte pasoje e mosprodhimit te eritropoetines
5- Djersitje e vazhdueshme
6- Fryrje e trupit
7- Ethe
8- Dobesi
9- Urine e turbullt me ere te keqe
10- Temperature