E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe ministri Besim Beqaj në SHBA

Shpenzimeve të mëdha të delegacionit të Kosovës që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket që i morri lakmi edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili nesër do të t’i iu bashkëngjitet kolegëve në konferencën e investitorëve.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se,ministri Beqaj do të udhëtojë për në SHBA, kudo të marrë pjesë në Konferencën e Investitorëve, e cila do të mbahet nesër në Uashington.

Me këtë rast, ai do të njoftojë të pranishmit me gjendjen ekonomike në vend, resurset dhe potencialet investive në fushat që mbulon MZHE si dhe kornizën legjislative që ofron Kosova për investimet e jashtme.

Gjatë vizitës në SHBA, ministri Beqaj do të ketë takime me përfaqësuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Departamentit për energji dhe atij për miniera.

Gjithashtu janë paraparë takime edhe me përfaqësuesit e USAID-it dhe një prezantim në SAIS center, i cili vepron në kuadër të Universitetit John Hopkins në Uashington.

Ndryshe, konferenca e Investitorëve organizohet nga Ministria Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ndërsa vlerësohet një mundësi e mirë që të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›