E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtimi i Boatengut, skandaloz

Mbrojtësi i Milanit, Djamel Mesbah insiston se bashkëlojtari i tij Kevin Prince Boateng nuk e meritoi të përjashtohej në humbjen 2-1 nga Udinese të dielën në Friuli.

Ganezi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Roberto Pereyras. “Përjashtimi i Boatengut ishte skandaloz”, deklaroi pas ndeshjes Mesbah për Milan Channel. “Mendoj se gjyqtari gaboi rëndë. Ishte një ndërhyrje normale nga Boateng, por jo për përjashtim”, u shpreh ai.

Përveç Boatengut, Milanit më herët iu përjashtua edhe mbrojtësi Christian Zapata i cili shkaktoi penalltinë e golit të fitores për Udinesen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›