E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lloris pret debutimin në Premierligë

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka paralajmëruar portierin Hugo Lloris të mos pret paraqitje të menjëhershme nëse portieri i parë Brad Friedel zhvillon një ndeshje të dobët.

Kapiteni i Francës Lloris iu bashkua Tottenhamit nga Lyoni gjatë afatit kalimtar të verës për 8 milionë funte duke pritur se do të jetë titullar te gjiganti londinez. Por, 25 vjeçari ka luajtur vetëm një herë, në barazimin me Lazion në Europa League të enjten.

“Hugo është i vetëdijshëm se edhe nëse Brad bën ndonjë paraqitje të dobët, nuk do të përfundojë në bankinë”, deklaroi Villas-Boas për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›