E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paviqeviq shihet me dyshim nga serbët e veriut

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar Serb në veri të Kosovës, Milan Ivanovic, ka thënë se serbët e veriut nuk kanë informata për platformën e Serbisë për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

“Ne jemi këtu, kemi përvojë shumëvjeçare, ka të bëjë me lëkurën tonë dhe ne më së miri e dimë çfarë duhet bërë", ka thënë Ivanovic, një nga drejtuesit e strukturave paralele serbe të mbështetura nga strukturat kriminale në veri dhe të dirigjuara deri më tani nga Beogradi zyrtar.

“Shefi i ri sapozgjedhur i ekipit negociator të Beogradit, Dejan Pavicevic nuk u jep besim serbëve se do të jetë i përgjegjshëm në punë dhe ta bëjë në mënyrë cilësor, ashtu si kërkojnë bisedime me Prishtinën”, ka thënë ndër të tjera Ivanovic.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›