E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe në New York, aplikohet për statusin e veteranit të UÇK-së

Konsullata e Republikës së Kosovës në New York ka filluar shpërndarjen e formularëve aplikues për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së.

Në New York gjatë një takimi me ish ushtarët e UÇK-së, të cilët gjatë luftës në Kosovë kishin qenë pjesë e Batalionit Atlantiku, konsulli i përgjithshëm, Bekim Sejdiu i ka falënderuar ata për sakrificën dhe kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës.

Kryetari i shoqatës Atlantiku e ka falënderuar Konsullin e Kosovës për lehtësimin e aplikimit të statusit të veteranit dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me Konsullatën e Kosovës duke shtuar se ky nuk është takimi i parë me institucionet e Kosovës.

Batalioni Atlantiku është themelua në vitin 1999 dhe në kuadër të tij ishte nisur grupi i parë i vullnetarëve të cilët i ishin bashkuar radhëve të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Gjatë këtij takimi u bë e ditur se të gjitha shqiptaro-amerikanët që kanë marrë pjesë në luftë dhe janë të interesuar të aplikojnë për statusin e veteranit të UÇK-së, mund t’i drejtohen Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, ku do të mund t’i plotësojë aplikacionet për këtë qëllim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›