Kuçi nuk rikandidon për kryetar

Kryetari i Therandë, Blerim Kuçi, ka vendosur ta mbajë fjalën e dhënë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2009. Ai në zgjedhjet e ardhshme lokale, ashtu siç ka premtuar, nuk do të rikandidojë për kryetar të Therandës. Kuçi në një intervistë për “PrizrenPress” tregon se AAK-ja është duke e kërkuar një kandidat tjetër për kryetar të Therandës.
“Edhe gjatë fushatës zgjedhore 2009 kam thanë se nuk do të jem kryetar në dy mandate, pra nuk do të jem kandidat për kryetar në mandatin e ardhshëm. AAK-ja është në fazën përfundimtare të përcaktimit të kandidatit të ardhshëm për kryetar të Therandës”, ka thënë Kuçi, raporton Koha.
Ai thotë se i ka realizuar suksesshëm të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2009. ./Indeksonline/