Edhe ne varr, te padinjitetshem
Shkas i parë i këtyre radhëve u bë ceremonia e varrimit të tetë të mjerëve njëherësh. Tetë të mjerëve të Farkës. Tetë groposje njëherësh, nuk di pse më lanë shijen e një kantieri fatal, të mynxyrshëm. Dhe po aq fyes, deri në dëshpërim. Më pas, një arsye më personale se Farka. Kur pushoi së rrahuri zemra e mikut tim, Haxhi Bali, në mëngjes, te dera e punës. Pesëdhjetëvjeçar, punëtor, i ndershëm e shpirtpranveror deri në inde. Infarkt akut, thanë mjekët. Vjen nga stresi, konkluduan edhe për Haxhiun, si për dhjetëra të tjerë që "cofin" e shkojnë fare befas, pa mundur të marrin me vete një përqafim të dashurish. Arsye e mjaftueshme kjo për të mbetur mish nën dhe… Pak më vonë, plasi Gërdeci dhe kasaphana. Prapë ndjeva zemrën të shtrëngohej e të lëngonte. Para dy ditësh, në Sharrë, ku janë varrezat e kryeqytetit, m‘u desh të prisja mjaft të kalonte një kortezh që përcillte një 22-vjeçar. Mbështeta kokën në timon dhe qava. Nuk e di për kë. Ndoshta dhe për veten për së gjalli…
Vdesin, po o Zot, ku e si varrosen! As më shumë e as më pak, por ashtu siç edhe jetuan. Pa fijen e dinjitetit, pa gramin e respektit, me asnjë çikë solemnitet, as në çastet e fundit mbi dhe. Thonë se janë tre momentet solemne të jetës së njeriut (veç kurorëzimeve, shpesh edhe disa herë, presidentë ose kryeministra). Lindja, martesa dhe vdekja. Lindjen dhe martesën, ç‘është e drejta, "i djegim" në festime, në ceremoni e solemnitete të atilla, sa dendur nuk e ilustrojnë jetën modeste e shpesh mjerane që bëjmë. Po ne, si ne! Hajt mo, ta djegim, se një herë lind e martohet njeriu! Por… edhe një herë vdes ama! I thonë shpesh "dy metra dhe" ose "banesa e fundit" vendit ku dorëzojmë eshtrat për prehjen e përjetshme. Në shqip quhet varr. Një ndërtim fonetik (sidomos te "rr" e fortë dhe "a" e hapur), që për çudi dhe mbase jo rastësisht, të krijon një përshtypje llahtari dhe paniku. Një ndjesi që realiteti i ditëve tona e vërteton fije për pe. Cilido qoftë lloji i vdekjes, lëngatë në spitalin ku lloj-lloj çakejsh të poshtërojnë duke të vjelë deri edhe kufomë akoma të gjallë; e befasishme, për shkak të stresit; jashtë shtetit, ku duhet një mori e atillë letrash, sa mbase gjithë koleksioni i dokumenteve të tërë jetës, për të kaluar kufirin në arkivol, gati i qelbur. E çdo lloji qoftë pra vdekja, por sidomos procesioni është një vdekje më vete, që meriton të vajtohet më shumë se vdekja vetë.
Panoramë e njohur dhe e ditur nga të gjithë. Një autokolonë e përzishme përballë të cilës rrallë e tek ndalon ndonjë makinë, akoma më rrallë ndalon ndonjë kalimtar, rrallë e më rrallë hiqet ndonjë kasketë, fare-fare rrallë bëhet ndonjë kryq etj., etj., gjeste që shprehin solidarizimin qytetar dhe njerëzor, me dhimbjen ndaj një jete të mbyllur. Vazhdojmë. Autokolona, në Sharrë e kam fjalën, hyn në rastin më të mirë në rrugën nën hijen të selvive të rrjepura, dhe në rastin më të keq, o Zot sa të keq, të rrugës tjetër, asaj që të çon njëherësh në varreza dhe në zonën e skëterrshme të plehrave. Një lemeri e vërtetë baltërie e plehërie, aspak përfaqësuese, edhe për fermën më primitive të globit. Baraka të rrëgjuara llamarinash të ndryshkura, nën të cilat njerëz të dërrmuar shesin qiri dhe lule artificiale, të cilat pas vjedhjeve nëpër varre, riciklohen ditën tjetër për rishitje. Hyn në varreza. Ndërsa të interesuarit e afërt merren me arkivolin (që kushton sa pula për frëngun), indiferentët, vizitorë të rrallë të kësaj pjese të jetës së Tiranës, ngrënë vështrimin mbi kodrën dhe fushëzën e mbushur me varre, sa as mollën s‘ke ku të hedhësh. Gropëruar edhe cepat e trotuareve, rrëza dhe zgëqe buzë vijave të ujit, përrenjve me ujëra të qelbura të fshatit, futur thuajse m‘u brenda varrezës. Gjëkund, as një metër katror i lirë. Qindra çati me teneqe që imitojnë tjegullat, dhjetëra metra linearë gjerdhe që rrethojnë varret, dhjetëra, në mos qindra, tonelata plehurinash nga më të ndryshmet që fluturojnë ngado, të ngritura nga era, ose të ngjitura baltovinash nga ngrica dimërore ose shirat e pranverës. Bagëti të vetmuara, çuditërisht të trishtuara si njerëzit, nëpër rruginat, po edhe mbi pirgjet e dheut, ose rrëzave të mermerit, mbllaçitin barin me rrënjë në kufoma. Vështrimi i përhumbur, pak më vonë i përlotur, jo nga ndonjë ndjenjë mirëfilli private, shket tek emrat mbi pllaka. Bri për bri, myslimanë e të krishterë. Bri për bri, filiza tetëmbëdhjetëvjeçarë vdekur nga plumbat dhe aksidentet, dhe lisa deri në nëntëdhjetëvjeçarë. As një pëllëmbë larg njëri-tjetrit. Të kolektivizuar si një herë e një kohë, shpatullbashkuar si në një shikim rreshtor të tipit ushtarak. Mes tyre, emra të padëgjuar kurrë, shkrimtarë, poetë, gjeneralë, priftërinj, politikanë, deputetë, sindikalistë, nallbanë, kovaçë, lypsa, artistë etj., etj., njerëz të gjithë zejeve të botës.
E gjen veten në lutjen "Zot, jepu paqe!" dhe ndjek procesionin që shoqëron arkivolin mes rruginës me baltën gjer në gju. Pas shumë dredhash në kërkim të vendit më të thatë për të vënë këmbën, kupton se ke arritur te… varri, ku fatmirësisht, edhe për ca kohë, nuk do kallesh ti vetë, po dikush tjetër. Varri…! Një gropë e shpifur mbushur me ujë, qarkuar nga baltovina e gërmuar dhe e hedhur pa asnjë kriter e mëshirë, vetëm pak centimetra nga vendi ku i dashuri a miku yt më i mirë do prehet përjetë. Gjëkund asnjë tapet, asnjë poltronë, asnjë podium. Gjë prej gjëje. Fare! Familjarë që lebetiten mbi pirgun e baltës fundurisëse. Ndonjë prift, hoxhë, a militant pasionant fjalimesh, sipas rastit, me këmbë zhytur në llucë, duke mërmëritur gjysma-gjysma lutje e duva, apo duke bubullitur lavdërime patriotike dhe anakronike. Nën pocaqisjen e shiut që të përbalt, aq sa të ndihesh i varrosur për së gjalli, vështron varrmihësit që në luftë me baltën, mezi shkulin çizmet të lëvizin. Me një qetësi prej betoni dhe një veshje të mjerueshme prej hamenjsh portesh të kohës së anijeve me vela, gremisin pllaka e baltë mbi fytyrën e të dashurit që s‘do ta shohësh më kurrë. Që as të shkoi fare në mend se do ta kujtoje tërë jetën, në një moment poshtëronjës si ky. Lopatë pas lopate, më në fund, baltëria është sajuar një pirg që rrjedh e shket rruginave të ngushta, si arterie të sëmura, në varrezat e Sharrës. Më në fund zakoni. Familjarë të vënë në rresht për të pritur ngushëllime. Dhe ti që u mërmërit gjithë dhimbje "të rroni vetë!" Domethënë e me fjalë të tjera, Zot na e largo të gjithëve ardhjen këtu, domethënë në këtë lloj varreze! Këtu, ku si në çdo varrezë të botës, duhej të sundonte paqja, gjelbërimi, qetësia, ku duhej të ishte miniatura e botës së përtejme.
Kthimi… Në kokë të përvijohen skena filmash të ngjashme për nga ngjarja, me skenën që sapo le pas. Skena varrimesh të njerëzve që edhe jetuan si njerëz, dhe u varrosën si njerëz. Ku e ku larg me lemerinë që provove pak minuta më parë. Të përmbyt zilia për ta, e brengosja për veten. Dhe atë çast ndjen faqen e lagur nga lotët. Lotët e dy dhimbjeve njëherësh, të humbjes së mikut tënd të shtrenjtë, dhe të pengut të pashlyeshëm se si dhe ku u gropos. Tepër komode të thuash u varros! Dhe lotët shndërrohen në një vajtim të heshtur. E gjen veten peng të mëdyshjes për të besuar në dy botët. Të kësaj ku ndjehesh i ndotur nga poshtërimi, dhe të asaj të përtejmes. Asaj të amshimit. Vallë edhe Atje, të jemi njerëz të dorës së tretë! Pa asnjë dyshim, deri sa pragu nga hyjmë është i tipit mjerueshëm! Nejse!
Rregulli profesional e donte të shkoja dhe të takoja drejtorin e varrezave. Ta pyesja si, qysh dhe tek, për vështirësitë, për numrin e të vdekurve në ditë, për sipërfaqet e planifikuara për varreza, për buxhetin etj., etj., pa fund. Po nuk e bëra këtë. Besoj as juve nuk ju duket çështje drejtori varrezash kjo. Është pa asnjë diskutim çështje shumë delikate e ndërgjegjësimit kolektiv, e kërkesës kolektive për cilësinë e jetës, pastaj edhe të cilësisë së vdekjes, e cilësisë së besimit në Zotin e secilit, sido që mburremi për harmoninë fetare. (Më shumë ngjan me mos çarje koke për Zot).
Të lidhur siç jemi, marrëzisht dhe fatalisht pas politikës dhe qeverive, le ta zbresim arsyetimin në tokë. Për hatër të këtyre radhëve, le të ripohojmë se bashkia e ka kthyer përmbys Tiranën e viteve ‘91-2000, në kërkim të konturimit të pamjes së saj, me ato të simotrave tej kufijve. Po pse të mos themi se në tërë këto vite, dy janë "vakëfet" ku askush s‘është kujtuar të vërë dorë. Kopshti zoologjik dhe varrezat. Një paralele pikëllimisht e pikëllueshme! Një analogji tragjike. Po le ta lëmë qeverinë lokale dhe qendrore. Dihen punët e tyre! Pse të mos kujtojmë e ripërshëndesim nismat e zonjave të para. Shyqyr, kemi tri tani, bashkë me kryetaren e Parlamentit! Dhe pse të mos adhurojmë gjestet e tyre bamirëse për pleqtë e shkretë dhe jetimoret në ditë të shënuara, kur shfaqen në trajtën e Mesisë, plot me dhurata dhe premtime për të mjerët. Çfarë t‘i pengojë vallë të ndërmarrin një fushatë kujtese edhe për Tufinën dhe Sharrën? I lëmë dhe këto. Kemi plot e plot të pasur që s‘dinë ku kanë paratë dhe kapitalet. S‘na duhet fare se si, qysh dhe tek i vunë. Punë për ta! Si është e mundur që në kokën dhe shpirtin e asnjërit prej tyre të mos jetojë qoftë edhe distrofike ndjenja e filantropisë, edhe pse në Sharrë e Tufinë shumë syresh kanë të groposur njerëz një me shpirtin! Ǒbarrë mund të kenë në bilancet e tyre ca pak makina asfalti, pemësh e shkurresh dekorative, ca kioska ndryshe nga llamarinat ku shërbehen nevojat e domosdoshme për një varrezë, ca makina betoni për trotuaret e rruginave të sakatuara që na çojnë te varret e njerëzve tanë të dashur! Po le t‘i lëmë dhe këta e të pyesim! Si nuk doli një drejtor shenjt (se duhet të të shenjtërojë disi drejtimi i asaj lloj ndërmarrjeje, dhe jo bashibozukë që bëjnë pazare të qelbura edhe me varret, siç janë shumica syresh). Si nuk doli një drejtor i tillë imagjinar të nikoqiriste me zemër në dorë edhe ato pak fonde në dispozicion! Si xhanëm, asnjë lider fetar, nuk vuri alarmin në kishë apo në xhami, apo në takimet me politikanë të lartë, për skëterrën mbi dhe, po u rri mendja vetëm te pronat dhe vakëfet që pretendojnë!
Jo dhe jo! S‘është e thënë! Rastësisht vallë? Po dhe jo! Me sa duket kalvari i shqiptarëve të shkretë është më i lemeritshëm se ai i Jezusit. Shkon nga lindja në vdekje e përtej vdekjes! Dhe pak si zor të besosh në amëshim. Pak si zor, që ndërsa shkon në mensën ku të pret supa e përshpirtjes për të porsagroposurin, të mos mbushësh shpirtin plot me vrer e të mallkosh shkaktarët: "Ju pafsha një sahat e më parë në të tilla gropa dhe në të tilla varreza, jarebi"!