E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlzen Maliqi përballë Baton Haxhiut

Kështu quhet libri i konceptuar në formë dialogu, i cili për lexuesin shqiptar u promovua të mërkurën në Tiranë, në hapësirat e Universitetit Evropian, si botim i po këtij universiteti.

Libri paraqet një bashkëbisedim që gazetari Baton Haxhiu e zhvillon me gazetarin, filozofin dhe politologun, Shkëlzen Maliqin, i cili rrëfen jetën e tij, që nga vitet e 60’ta kur ishte student në Beograd e deri në zhvillimet e vona në Kosovë.

Rrëfimi nuk është vetëm një biografi e Maliqit, por edhe një analizë e detajuar e ngjarjeve të rëndësishme nëpër të cilat kaloi Kosova, sidomos pas periudhës së Titos, atëherë kur nacionalizmi serb filloi të përhapej nëpër ish-Jugosllavi.

Libri është i ndarë në periudha dhjetëvjeçare, të cilat rrëfejnë për Beogradin e viteve të 60’a, për Titon, për Enverin, por edhe për filozofinë paqësore të Ibrahim Rugovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›