Largohet Duro
Ka zgjatur vetëm 4 javë aventura e këtij sezoni e Shpëtim Duros në krye të Skënderbeut. Pasi është shpallur kampion dhe ka marrë elozhet e sezonit të kaluar, Duro është larguar mbase edhe me mirëkuptim me presidentin, e Agim Zeqo ne një prononcim jep të gjitha detajet.
|Zeqo flet shume qartë, jep arsyet, ndërkohë mund të kërkosh shumë të kontaktosh me Duron, por gjithçka është e pamundur. Në fakt edhe ai nuk duhet të ketë ndonjë gjë të madhe për të thënë. Në stolin ku ai ish ulur për shumë kohë nga e shtuna e kësaj jave do ulët çeku Levi. Zeqo pranon mangësinë e tij në njohjen e kampionatit shqiptar, por beson se kjo rikuperohet me eksperiencën ndërkombëtare.
E pas këtij largimi pyetja është shumë e thjeshtë. Kush e ka radhën? Një pyetje, e cila është bërë rutinë në kampionatin shqiptar, e kjo përsa i përket pan kinave. Vetëm 4 ndeshje të luajtura dhe 2 stola kanë fluturuar. i pari ka qenë trajneri i Tomorrit Përparim Daiu, i cili u cilësuar hero pas barazimit 0-0 në Korçë dhe koka e dytë e prerë i ka takuar trajnerit që ka ende mbi supe titullin kampion, Shpëtim Duro. Tashme pyetja është shumë e thjeshtë, kush e ka radhën? Natyrisht nuk do ja uronim askujt, por gijotina është gati. Duro largohet në një dite të bukur, pa asnjë paralajmërim dhe aq më shumë në një situatë, pushimi e kur ndeshjen e radhës e ka në shtëpi, të tjerët s’duhet të dridhen.