Edhe një miqësore ndërpritet për kacafytje

Ndeshja e Catanias me ekipin grek Iraklis është ndërprerë pas kacafytjeve të futbollistëve. Ky është takimi i dytë miqësor i një skuadre nga Serie A që ndërpritet për shkak të dhunës, në dy ditët e fundit.
Gjyqtari sinjalizoi përfundimin e ndeshjes të së premtes mbrëma në qytetin verior të Italisë, pas 70 minutave lojë për shkak të një serie të ndërhyrjeve të ashpra që u përcollën me përplasje mes futbollistëve, ka njoftuar Catania nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në uebfaqen e saj të shtunën.
Skuadra siciliane ishte në epërsi 1-0. Miqësorja mes ekipit tjetër italian Cagliarit dhe skuadrës franceze, Bastian që u zhvillua të mërkurën në Sardinia, po ashtu u ndërpre pas 75 minutave për arsye të njëjtë.
Kacafytjet e mëdha janë të pazakonshme në futbollin italian, por kur tensionet janë të ngritura, futbollistët dinë të shkojnë në ekstremet e tyre.