Edhe një tjetër mandat për EULEX-in?
PRISHTINE - Subjektet politike, përveç “ Vetëvendosjes”, janë gati për t’i dhënë edhe një mandat misionit evropian në Kosovë, por në një proces më të zbehtë vendimmarrës sesa ai që ka tani.
Përveç Lëvizjes “Vetëvendosje” asnjë subjekt tjetër politik me shumicë deputetësh nga subjektet politike shqiptare nuk e kundërshton mundësinë që misionit të EULEX-it t’i vazhdohet edhe një mandat i ri pas vitit 2014, kur i skadon “kontrata” e parë me institucionet e Kosovës pa mbikëqyrje ndërkombëtare, shkruan “Kosova Sot”.
Në Partinë Demokratike të Kosovës që tani janë të gatshëm për t’i bërë ftesë të re misionit të EULEX-it dhe për votimin e një mandati të ri, megjithëse me peshë më të lehtë dhe shumë të zbehtë në procesin e fuqisë vendimmarrëse për dallim sa ka qenë në të kaluarën dhe është aktualisht.
(er.nu/BalkanWeb)