I dënuari për vrasje gjendet i vetëvarur në burgun e Lezhës
LEZHE – Megjithëse kishte kaluar pjesën më të madhe të dënimit, një i burgosur në burgun e Shënkollit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. 35-vjeçari Gjon Leka, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në qelinë e tij.
Burime nga burgu i Lezhës bëjnë të ditur se i dënuari është vetëvarur në gjendje të rëndë psikologjike, pasi autoritetet e burgut i kanë mohuar lejen për të vizituar familjen e tij.
Mësohet 35-vjeçari nga Mirdita, ishte dënuar me 20 vite për vrasje dhe prej vitesh kryente dënimin në burgun e Lezhës.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur një hetim të hollësishëm për këtë ngjarje, ndërsa nuk është saktësuar ende lloji i materialit që është përdorur nga viktima për të kryer aktin e vetëflijimit.
Çështja e lejes së të dënuarve është kthyer në një problem për drejtoritë e burgjeve në vend, pas rasteve të përsëritura të të burgosurve që arratisen duke shfrytëzuar lejen. Për këtë arsye Drejtoria e Burgjeve ka vendosur që të pezullojë lejet shpërblyese për të dënuarit për krime të rënda.
(er.nu/BalkanWeb)