Edhe pa Cenen, Marseja nuk ndalet
Olimpiku i Marsejes i forcoi ndjeshem pozitat ne krye te kampionatin francez, pas fitores se fundit, 2-1, ndaj Liles. Ne kampionatit francez, Olimpiku i Marsejes ku luan kosovari Lorik Cana mori nje trepikesh te cmuar ne fushen e veshtire te Liles, duke hedhur kesisoj nje hap te sigurte, drejt titullit kampion. Ndonese ne ndeshjen e fundit mungoi kapiteni i ketij ekipi, Cana, per shkak te kartonit te kuq qe mori ne ndeshjen e kaluar, fitorja me Lilen eshte vleresuar nga trajneri, Gerets, si shprehje e deshires se madhe per te fituar titullin. Deri ne fund skuadres se tij i mbetet te bej te gjitha perpjekjet, qe te rikthehet nje here e mire tek titulli kampion, objektiv qe i mungon qytetit, prej 16 vjetesh. Marseja ndodhet pese pike larg, Lionit, ekipit kampion ne fuqi. Por nje ekip tjeter, Bordo shihet si kercenuese, ne javet e mbetura. Bordo ka nje ndeshje me pak dhe ndodhet pese pike larg Olimpikut te Marsejes. Gjithsesi, fitoret e fundit e kane shnderruar Olimpikun e Marsejes ne favoriten kryesore, per fitimin titullit ne France.