E Diel, 1 Nëntor 2026

Normat kryesore te interesit, ne sistemin bankar shqiptar

Norma baze e interesit, e njohur ndryshe edhe si cmimi i mbajtjes se parase, eshte norma e percaktuar nga Banka e Shqiperise per te mbajtur inflacionin brenda kufijve te synuar. Kjo norme luan rolin e instrumentit kryesor, te perdorur per te percuar sinjalet e politikes monetare ne ekonomi. Norma baze e interesit aplikohet nga Banka e Shqiperise ne ankandet javore te marreveshjeve te riblerjes (repo) dhe ne marreveshjet e anasjella te

riblerjes (repo-t e anasjella). Aktualisht, norma baze e interesit ne vendin

tone eshte 5,50 per qind. Repo-t dhe repo-t e anasjella, jane instrumente te perdorura nga Banka e Shqiperise per te administruar likuiditetin e sistemit bankar. Marreveshjet

e riblerjes jane operacionet e tregut te hapur, gjate te cilave Banka e Shqiperise u shet letra me vlere bankave te nivelit te dyte, dhe i riblen ato ne nje date te mevonshme, te vendosur sipas kushteve te paracaktuara. Ndersa marreveshjet e anasjella te riblerjes jane operacione te tregut te hapur, gjate te cilave Banka e Shqiperise blen letra me vlere dhe i rishet ne daten e caktuar, sipas termave te kontrates. Norma baze e interesit sherben si orientuese per nivelin e normave te interesit ne ekonomi. Kjo norme percakton edhe normen e interesit te depozitave dhe te huave njeditore te Bankes se Shqiperise. Gjithashtu, ajo ndikon normen e interesit te tregut nderbankar, te depozitave ne leke prane bankave tregtare si dhe te bonove te thesarit, dhe te kredise se akorduar ne leke per ekonomine. Normat e interesit kane fuqine te ndikojne jetet e njerezve; sa deshire kane njerezit te kursejne dhe sa interes kane bizneset te investojne? Duke ndikuar vendimet ekonomike, qe personat e ndryshem ndermarrin, ato sherbejne si faktor percaktues per investimet ne nivelin e pergjithshem te ekonomise. Kur normat e interesit ulen, investimet rriten, si rezultat i uljes se kostos se huamarrjes. Ne kete rast, njerezit nxitojne te blejne nje shtepi, nje makine dhe ne kete menyre ata ndihen me optimiste per te ardhmen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›