E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACIT: Kriza globale, ngadalesoi importet

Kriza globale duket se ka ndikuar ne ngadalesimin e eksporteve shqiptare drejt vendeve te BE. Konstatimin e ka bere Qendra Shqiptare per Konkurueshmerine dhe Tregtine Nderkombetare (ACIT) gjate prezantimit te raportit vjetor per vitin 2008, per ecurine e tregtise me jashte. ACIT beri te ditur se jane ende prezent faktoret qe ndikojne ne renien e tregtise shqiptare. "Eshte rritur deficiti tregtise", citohet ne raport. Per kete arsye ACIT ka kerkuar nga qeveria, masa sa me te shpejta per tregtine. Ne prezantimin e raportit te ACIT, ishte pjesemarres edhe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli si dhe drejtoresha e USAID ne Shqiperi, Mahoney. Ruli e vleresoi raportin teper te ndjeshem, ne kushtet e krizes qe kercenon vendet e botes dhe Shqiperine. Sipas ministrit, kriza ka lene gjurme ne tregtine e jashtme, si pasoje kjo ka nisur te ndjehet edhe ne Shqiperi. Por gjithsesi ministria Ruli, theksoi se Shqiperia nuk do te marre masa proteksionizmi si disa vende qe e perdorin kete. Sipas tij, ekonomia e hapur eshte baza per nje ekonomi te forte. Nga ana e saj, drejtoresha e USAID verejti se ekonomia shqiptare ka ende probleme duke permendur ketu, deficitin e tregtise. Ajo theksoi se eshte urgjente nevoja per konkurueshmerine, duke kerkuar qe ajo te jete e hapur. Drejtoresha e USAID u pajtua me mendimin e Rulit, duke kembengulur qe proteksionizmi nuk i sherben aspak ekonomise. Ne emer te USAID, Mahoney garantoi mbeshtetje, ne forcimin e ekonomise se Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›