Memelli: Finalja e kupes sjell edhe titullin
Migen Memelli, autor i 19 golave ne kampionat, kryeson listen e goleadoreve dhe eshte njekohesisht kandidat kryesor per te fituar "Kepucen e Arte". Memelli shenoi dy gola gjate fitores se fundit, 4-1, ndaj Teutes, por thote se mban mend vetem fitoren e ekipit dhe nuk i intereson shume fitimi i ndonje trofeu personal. Memelli ben pjese ne nje grup futbollistesh, me pretendime te larta, per te fituar te dy trofete, e edicionit te sivjetshem. Gjashte ndeshje e ndajne Tiranen nga suksesi i dyfishte, qe i mungon prej nje dekade (kater ndeshjet e fundit te kampionatit dhe dy takimet e mbetura te kupes). Takimi i radhes, qe do te luhet kete te merkure, ne "Qemal Stafa", shihet si nje "ure", ku pertej, ne rast kalimi, ndodhen trofete, ose shperblimi i punes se nje sezoni te tere. Ne nje interviste per "Koha Jona", sulmuesi bardheblu flet per rendesine e madhe qe ka ndeshja e se merkures, ndaj Vllaznise se Shkodres, si dhe per te ardhmen e tij, pas ketij edicioni:
Memelli, te merkuren perballe Tiranes, do te jete Vllaznia, ne sfiden e kthimit te gjysmefinales se kupes. Cfare rendesie ka kjo ndeshje per ekipin tuaj?
Ndeshja e kthimit e kupes do te jete ndeshja me e veshtire dhe me rendesine me te madhe, per mua dhe per lojtaret e tjere te Tiranes, qe prej fillimit te ketij edicioni. Nje fitore ndaj Vllaznise, apo me mire kualifikimi per ne finalen e kupes, do te sjelle nje moral me te larte ne ekip, per pjesen e mbetur te sezonit, qe te fitojme edhe titullin kampion. Te dy trofete jane objektive te klubit per kete vit dhe mendoj se permbushja e njerit prej tyre, perballe te njejtit rival, do te na lehtesoje punen per te fituar ne fund edhe titullin kampion. Duke ditur rendesine qe paraqet ndeshja e se merkures, shpresojme qe te kenaqim tifozet dhe t'ia dalim mbane, per t'u kualifikuar ne finale.
Cili eshte avantazhi qe ka Tirana ne kete sezon, kundrejt rivales kryesore, Vllaznise, para se te percaktohet ?
Grupi i lojtareve te Tiranes mendoj se eshte me i forte. Kete ne e kemi treguar gjate ndeshjeve percaktuese, apo edhe me lojen dhe rezultatet e fundit qe kemi arritur. Ne Shkoder, shenuam nje barazim te merituar ne ndeshjen e pare dhe jemi me prane kualifikimit. Por edhe ne kampionat ecuria jone ka qene me pozitive, sidomos pas fitoreve ne javet e fundit. Duke shfrytezuar tere potencialin tone synojme te fitojme dhe shkojme ne finale, per rendesine qe paraqet kualifikimi. Vetem nese fitojme trofete do te shperblehen si duhet perpjekjet dhe puna jone.
Keni shenuar 19 gola, me shume se cdo lojtar tjeter i kampionatit. Edhe kater jave para se te perfundoje gara, cili do te jete fituesi i "Kepuces se arte"?
Nuk me intereson shume synimi personal. Golat i kam shenuar per t'i sherbyer sa me shume objektivave te ekipit. Si pjese e Tiranes do te gezohem, vetem ne rast se do te fitojme trofete me Tiranen, ne fund te edicionit. Para titullit kampion dhe Kupes se Shqiperise, "Kepuca e Arte" nuk perben ndonje rendesi te madhe, per mua.
Ari Han vendosi t'iu ftonte me vonese ne kombetaren e drejtuar prej tij, por tani ai eshte i shkarkuar nga drejtimi. Me ndryshimin e emrave te trajnereve, e shihni te sigurte vendin ne kombetare?
Si futbollist perpiqem qe te jap maksimumin tim, me ekipin, kurse per ndryshimin e emrave te trajnereve vendos FSHF. E ardhmja ime tek kombetarja nuk varet nga largimi i Ari Han, apo emri tjeter, por nga puna ime.
Kampionatit po i vjen fundi. E shihni edhe me gjate te ardhmen tuaj tek Tirana?
Per momentin jam i perqendruar totalisht tek objektivat e sezonit aktual. Nuk dua te flas para kohe, pasi jemi ne kulmin e punes dhe pres ta mbyll me sukses edicionin e sivjetshem.
Gjykimi
FSHF beri te ditur se nuk do te merren parasysh kerkesat e klubeve te Vllaznise dhe Flamurtarit, qe kane propozuar emrat e gjyqtareve te huaj, per te gjykuar ndeshjet e kthimit te gjysmefinaleve te kupes. Ndeshjet do t'i gjykojne gjyqtaret shqiptare.