E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela kthehet ne nje hero per Kotbusin

Ervin Skela rikthehet serish ne nje hero, per ekipin e tij gjerman, Enerxhi Kotbus. Vlonjati po perserit suksesin e nje sezoni me pare, me te njejtin ekip, ku me lojen e mire, ka ndikuar ne ecurine dhe mbijetesen e Enerxhi Kotbosit. Lojtari i kombetares sone, nje sezon me pare shenoi disa gola ne fund te kampionatit, duke e ndihmuar ekipin e qytetit lindor ne Gjermani, qe te mos binte ne nje kategori me poshte. Skela kontribuoi ne fitoren e fundit, qe e largoi ekipin e tij, nje here e mire, nga zona e ftohte, e renies ne Bundesligen e dyte gjermane. Fantazisti shqiptar shenoi edhe perballe ekipit qe kryeson Bundesliges gjermane, Volsburg, golin e dyte dhe te fundit, duke shpetuar jo vetem Kotbusin nga mundesia e madhe qe kishte per te rene, por me kete rast rihapi garen per titullin kampion ne Gjermani. Volsburgu, ne rast fitoreje do te shkeputej pese pike nga ndjekesit me te afert, cka do te thoshte se titulli kampion mund te percaktohej para kohe.

Ne 12 maj gjigantet e Seria A, do te zbresin serish ne "Qemal Stafa", per te luajtur nje miqesore me kombetaren B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›