E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe pas Opinionit të KE, opozita vazhdon bllokimin e ligjeve

14-10-2011 / Gazeta 55

Opozitë qesharake, shmang në mënyrë të turpshme llogaridhënien para shqiptarëve për bllokimin e integrimit


Askush s’e ka vënë në dyshim se Edi Rama u ligështua nga vlerësimi “negativ” i Brukselit, ndaj kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Përkundrazi, pinjolli i nomeklaturës fërkon duart se për të dytin vit radhazi arriti ta kthejë në një problem kombëtar, madje edhe më gjerë, aspiratën e vendit për t’iu bashkangjitur vendeve të zhvilluara evropiane. Mungesa e konsensusit në parlament, refuzimi i dialogut dhe shmangia e procedurës së votimit të ligjeve me shumicë të cilësuar, të cilat prej më shumë se 2 vitesh enden në zyrat e Kuvendit, bën që Shqipëria të marrë notën negative në progres – raportin vjetor të Komisionit Evropian. Por situata bëhet edhe më dramatike vetëm një ditë pas shpalljes së Opinionit të KE. Atëherë kur shumë kush priste reflektimin e selisë rozë, Partia Socialiste vazhdon avazin e vjetër të kthimit të Parlamentit në ogur sherrnaje politike dhe refuzimin e ligjeve me 3 të 5. Seanca e djeshme e Kuvendit nuk shërbeu si moment kthese ndaj rolit destruktiv dhe shkatërrimtar të PS, por thelloi edhe më shumë prirjen anti-evropiane të celulës politike të Edvin Ramës. Deputetët e Partisë Socialiste kundërshtuan hedhjen në votim të ligjeve më shumicë të cilësuar, ndërsa i dhanë rëndësi shfajësimit për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë. Kësisoj, nisur nga vazhdimi i bojkotit dhe bllokimit, Kuvendi shtyu sërish dje votimin e projektligjeve, miratimi i të cilave kërkon 3/5 e votave të anëtarëve të parlamentit dhe për të cilat opozita refuzon të japë votën. Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku njoftoi deputetët për shtyrjen e votimit të këtyre pr/ligjeve duke deklaruar se kjo ndodh për mungesë të dakortësisë politike mes dy krahëve politik, mazhorancës dhe opozitës, ashtu siç ka ndodhur dhe në seancat paraardhëse. Kuvendi ka miratuar me shumicë votash projektligjin “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, si dhe disa ndryshime në ligjin “Për profesionet e rregulluara”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›