Edhe për statusin kandidat, të fundit në rajon

Sali Berisha
Sot në mesditë Stefan Fule, komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë do të prezantojë paketën e zgjerimit 2011. Tashmë që për Shqipërinë nuk priten lajme të mira, ajo që mbetet të shihet me interes janë kushtet që do të vendosë BE edhe pse ende nuk janë realizuar 12 kushtet e progres-raportit të vitit 2010.
Ndërsa mazhoranca dhe opozita sigurisht që do të presin material për të akuzuar njëra-tjetrën dhe atribuuar përgjegjësitë e këtij dështim.
Në dy ditët e ardhshme, Fule do të vizitojë Malin e Zi dhe Serbinë, që do të thotë se për Malin e Zi – që ka marrë statusin kandidat – pritet të hapen negociatat për anëtarësim ndërsa Serbia pritet të marrë statusin kandidat.
Ashtu siç ndodhi me procesin e liberalizimit të vizave, Shqipëria, me sa duket, do të jetë përsëri e fundit në rajon – bashkë me Bosnje-Hercegovinë – që merr statusin kandidat për anëtarësimin në BE.