E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe pulat e Shabanit e dinë që Berisha është fajtor

 

Edhe Saliu duhet të hetohet. Edhe pulat e Shaban Memisë dhe të Bashkim Gazidedes e dine që Saliu ka dijeni dhe mban përgjegjësi penale për Gërdecin.

Shpresojmë që znj.Ina Rama të mos mendojë që të bëjë kurban Mediun dhe t’i lajmë duart me Gërdecin. Fjalitë e bukura i dini ju gazetarët, unë me atë gjuhën time prej tregtari të vogël e di se çfarë bisede kanë bërë ata dy kopukët e Gërdecit, Sala me Mediun.

Sala i ka thënë Mediut: - O Medi, për atë “projektin”, po doli gjë, unë NUK DI GJË dhe ta mbash vetë, mos më thuash që të dola i pabesë!

Mediu ia ka kthyer: - Do ta bëj, e di unë atë punë, jam aleat besnik…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›