Votimi për imunitetin e Mediut do ndajë shapin nga sheqeri
Kërkesa e Prokurorisë për ministrin e Gërdecit mendoj është një shenjë e mirë, për Shqipërinë dhe Drejtësinë. Prokurorja e re, z.Ina Rama, për mendimin tim, me këtë rast ka dhënë një shenjë të mirë, se është e vendosur për drejtësi.
Me sa kuptoj, në letrën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, janë dhënë qartë, të gjitha shkeljet. Pra, Prokurorja e kreu detyrën. Tani është në kompetencë të Parlamentit, që t’i heqë imunitetin Mediut dhe të zbardhet çështja.
Do ta ndjek me kureshtje procesin e votimit në këtë rast, sepse dua të vërtetoj sa deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, janë të pastër, janë njerëz dhe jo kriminelë. Për tre vota kundra heqjes së imunitetit e di, se kundra do të votojnë Sali Ram Berisha, Fatmir Mediu dhe Lulëzim Basha. Dëshiroj që kjo listë kundra të jetë e vogël. Të shohim. Faleminderit edhe njëherë Prokurorisë, që së paku këtë herë na bëri të ndihemi njerëz që jetojmë në një vend ku ka drejtësi.