E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallakastër: 400 konflikte vetëm për pronësi toke

 

Pronësia e tokës për mallakastriotët e komunës së Fratarit është kthyer në mollë sherri. Sipas kryetares së kësaj komune Sabire Hoxhaj, regjistrohen rreth 400 konflikte vetëm për çështje toke. Hoxhaj është shprehur se "kemi numrin më të lartë të konflikteve në të gjithë qarkun'. Konfliktet për pronën kanë pasur edhe viktima, pasi disa kanë humbur jetën në grindje e sipër. Mendohet që konfliktet të kenë ardhur si pasojë e ndarjes së tokës, jo në mënyrë të mirë, nga Komisioni i Tokës, pasi vetë fshatarët shprehen se kanë vite që paguajnë për një pronë që fizikisht nuk e kanë në menaxhim.

Por edhe në fshatin Kremenar numri i konflikteve është në shifra të larta. Në këtë komunë 85 përqind e ndarjes së tokës është ndarë gabim dhe për këtë arsye mes fshatarëve ka pasur përplasje e sherre të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›