E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohet legalizimi i përmendores së UÇPMB –së në Preshevë

Administrata vendore e komunës së Preshevës ka bërë kërkesë për legalizimin e përmendores së UÇPMB -së të hequr kohë më parë nga regjimi i Beogradit, ka thënë sot kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, njoftojnë mediat në Beograd.

"Administrata vendore i ka bërë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për legalizim të përmendores e cila ka qenë në qendër të Preshevës ", i ka thënë Tanjugut Mustafa. Ai ka shtuar se kërkesa i është dorëzuar edhe OSBE-së dhe Trupit Koordinues për jugun e Serbisë.

Përmendorja e UÇPMB –së është hequr më 20 janar nga xhandarmëria serbe.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›