E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe ta mobilosh shtepine, tani kushton me shume

Mobilimi i shtepise, i kthyer tashme ne nje hobi per shqiptaret, duket se na kushton me shume se me pare. Dhe kete e tregon trendi rrites i cmimeve te zerave te tille si “mobilie, dekore, tapete dhe mbulesa, dysheme, riparim” apo “pajisje shtepie”, te tillat kane pesuar gjate muajit gusht te ketij viti, nje rritje respektive ne nivelet prej +0.1% dhe +0.4%. Ndersa nje rritje akoma me e larte e cmimeve, per gjerat qe kane lidhje me mobilimin dhe rregullimin e shtepise, duket se ka pesuar grupi “makine larje, tharese enesh dhe tharese rrobash”, deri ne 2%. Sikunder, edhe qelqurinat, mbulesat e tavolines apo enet e shtepise, kushtojne serish me shume, +0.2% me shume se nje muaj me pare. Sakaq, tabela statistikore qe ofron ne teresi INSTAT-i per zerat e kompletimit dhe arredimit te shtepise, ofron ulje vetem per zerin “tekstile shtepie” me nje nivel renes prej -1.3% gjate muajit gusht, krahasuar me muajin pararendes dhe pervec tij, te tere pastaj rezultojne me rritje cmimesh. Cka do te thote ne praktike se njerezit shpenzojne me shume para’ se me pare per ta mobiluar shtepine e tyre.

Te vishesh? Ia vlen, pasi tani rrobat jane me te lira

Te vishesh, duket se per shqiptaret eshte nje gje me e lehte se me pare. Dhe kjo per vete faktin sepse cmimet e veshjeve, qofshin per gra apo per burra, si edhe femije, jane relativisht me te uleta se me pare. Sikunder edhe ato te kepuceve, per te trija keto kategori. Nje trend ky qe rezulton nga te dhenat me te fundit te Institutit te Statistikave, sipas te cilave, ne teresine e tij, zeri “Veshje dhe kepuce”, mesohet se ka pesuar nje renie ne nivelin prej -0.1% gjate muajit gusht te ketij viti. Ndersa do ta ndanim me tej sipas grupeve kete lloj zeri, rezulton qe kushtojne me lire jane “veshjet per femije”, pasi renia e cmimit te tyre eshte perkatesisht me nivelin prej -0.4% gjate muajit gusht te ketij viti. Pasuar nga niveli renes prej -0.2% per veshjet e burrave dhe -0.1% qe eshte ai i veshjeve te grave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›