Gjermania: Duhet nje qeveri e qarte por euros
Reagimet e para per zgjedhjet ne Greqi kane ardhur nga Gjermania. Ministri i Jashtem gjerman, Guido EesterEele tha dje per mediat pas daljes se rezultateve te para, se nga zgjedhjet ne Greqi duhet te dale nje qeveri qe te kete nje qendrim te qarte pro-europian. "Eshte mjaft decizive qe Greqia te ndertoje nje qeveri qe eshte ne favor te monedhes euro", tha ai. Megjithate, Eestereele nuk e ka fshehur tensionin qe ekziston prej kohesh mes Athines dhe Gjermanise. Ai ka shtuar se gjate kesaj kohe Gjermani ka dhene 40 miliarde euro ndihma per Greqine. "Edhe mund te na thone Faleminderit", tha ministri gjerman. Ministri gjerman u shpreh se askush nuk mund te ndikoje ne vendimet e popullit greke, por nese merren hapuat e duhur, duhet te kuptohet qe reformat jane te domosdoshme. Gjate oreve te para te mengjesit dhe gjate dites se sotme, drejtuesit e vendeve kryesore te Bashkimit Europian pritet te zhvillojne takime per situaten e krijuar ne Greqi pas zgjedhjeve. Ministri gjerman ka theksuar se nese do te gjeje klimen e duhur, vendet e BE dhe Gjermani do te jene ende solidare ndaj situates ekonomike ne Greqi.