Kreditë me probleme, BSH: T’u ekzekutohet kolaterali
Në një kohë kur kreditë me probleme po njohin shtim të shifrave të tyre, Banka e Shqipërisë rekomandon një mbikëqyrje më të rreptë të sistemit të kredidhënies nga ana e bankave të nivelit të dytë. Por edhe ekzekutim të kolateralit, pra sekuestrim të hipotekave që bizneset apo individët kanë lënë peng për marrjen e tyre. Një fakt i tillë utheksua së fundmi gjatë një takimi të organizuar nga Banka Botërore, ndërsa drejtori i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Indrit Banka, ka deklaruar se në një situatë të tillë, nuk është e thënë të ndërpritet sistemi i kredidhënies, porse fjala është që të administrohen sa më mirë kreditë e këqija, për të mos krijuar stok. Mjafton të përmendim këtu, se janë rreth 13 mijë kredi të dhëna deri tani nga sistemi bankar, të cilat klasifikohen si të humbura. Ndërsa për mijëra të tjera, është mjaft i komplikuar dhe i vështirë procesi i rikuperimit të tyre. Në të tilla kushte, Banka e Shqipërisë, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë guvernatori Ardian Fullani vitin e kaluar gjatë një diskutimi të posaçëm për çështjen e ekzekutimit të kolateraleve, pohon se paraqitet me rëndësi “përmirësimi i kontrollit të brendshëm dhe administrimit të rrezikut”, si edhe “krijimi i fleksibilitetit të duhur për të ristrukturuar kreditë ekzistuese dhe njëkohësisht, për të furnizuar ekonominë me kredi të re”. Jo më kot, në vitet e mëparshme, kur pati një ekspansion të vërtetë kredidhënie, bankat e nivelit të dytë, i kushtuan kujdes mbulimit të çdo leku të dhënë hua me kolateral të mjaftueshëm; përfundimit në kohë të regjistrit të kredive; ndalimit të kreditimit në monedha të huaja të pambrojtura, siç franga zvicerane apo jeni japonez dhe zbatimit të një politike shumë të kujdesshme në provigjonimin (parashikueshmërinë) e kredive, Veçanërisht të atyre në këto monedha të huaja të pambrojtura. Porefektet e krizës, duket se po gjenerojnë një vështirësi të bizneseve dhe individëvepërlikuiditet, enëtëtillakushte, ato po paraqesin vështirësi edhe për shlyerjen e kredive. E ndërsa në shumë raste, negociatat midis bankave e klientëve kanë rezultuar në ristrukturim të këtyre kredive të këqija, për fat të keq, në mjaft raste është arritur deri në pikën e ekzekutimit të kolateralit. Por edhe këto, sipas Bankës së Shqipërisë, paraqesin probleme, pasi shpesh zgjaten pafund procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm të hipotekave ose mbeten pezull. Fakte këto, që sipas BSH-së, duket se i nxisin më tepër debitorët në moskthimin e kredive, dhe favorizojnë në të njëjtën kohë kredimarrësit me probleme. Përkëtë arsye, institucioni qendror bankar në vend, apelon që t’i kushtohet rëndësi ekzekutimit të hipotekave, në mënyrë që jo vetëm bankat të rikuperojnë shumat e dhënahua, pornëtë njëjtënkohë, të parandalohen edhe dy dukuritë negative të lartpërmendura. Ndërkaq, vlerësohet si një arritje pozitive, ajo e miratimit të kuadrit ligjor dhe hyrjes në treg të përmbaruesve privatë. E cila, sipas BSH-së, me siguri që do të rrisin cilësinë dhe shpejtësinë e trajtimit të çështjeve që kanë të bëjnë me ekzekutimin e kolateralit në rastet e kredive të këqija.