E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neonazistet hyjne serish ne parlamentin grek

Partia ultra e djathte Agimi i Arte eshte renditur e peste pas zgjedhjeve ne Greqi. E njohur per qendrimet ekstreme dhe pikepamjet gati fashiste, kjo force politike arriti te marre nje numer te konsiderueshem votash. Agimi i Arte do te kete 19 deputete ne parlament. Kryetari i saj Nikos Mihaloliakos, u shpreh pas daljes se sondazheve te para se tashme forca e tij politike eshte konsoliduar. "Do te luftojme kunder memorandumit brenda dhe jashte Greqise", u shpreh ai. Nikos Mihaloliakos nuk harroi qe tu drejtohej dhe kritikeve te tij qe e shihnin me skepticizem, duke deklaruar se "ju deshtuat ne parashikimet tuaja". Partia Agimi i Arte njihet per qendrimet e saj ekstremiste ndaj emigranteve, tregut te lire dhe ndaj shume prej parimeve demokratike. Nderkohe Nikos Mihaloliakos, cilesohet si neonazist per shkak te deklaratave qe ka mbajtur kunder hebrejeve dhe Luftes se Dyte Boterore. Megjithate nuk ka marre nje numer te konsuderushem vendesh ne parlamentin grek, per vendet e BE mbetet shqetesues fakti qe nje parti ekstremiste, me nje profil te qarte nenonazist eshte pjese e parlamentit dhe ka marre mbeshtetjen e rreth 7 per qind te grekeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›