Halimi: Emerimet pasi presidenti te jete konsultuar me Kuvendin
Ministria e Drejtesise po harton ligjin e ri per funksionimin e Gjykates se Larte. Ne nje prononcim per "AS", ministri i drejtesise Eduard Halimi eshte shprehur se, Gjykata e Larte do te ndahet ne 3 kolegje, ndersa numri i anetareve te saj do te rritet.
Sipas ministrit nga kjo nisme ligjore qe kerkon 84 vota varet dhe zbatimi ne praktike i ligjit te Gjykates Administrative. Nga ky ristrukturim i Gjykates se Larte, do te vije verdikti i fundit per ceshtjet e biznesit dhe administrates. "Ekspertet kane menduar qe numri te shtohet me 2 anetare, nga 17 ne 19. Do te jete e ndare me tre Kolegje Gjykata e Larte, nje Kolegj Penal, nje Kolegj Administrativ dhe nje Kolegj Civil. Te treja keto kolegje do te kene 6 gjyqtare, 4 nga gjyqtaret aktuale dhe 2 nga gjyqtaret shtese qe do te vine me shtinim e numrit", tha ministri Halimi. Ai ka sqaruar me tej se ligji i ri detyron presidentin te konsultohet me pare me Kuvendin, para dekretimit te cdo emri per gjykates te larte. Po ashtu, e detyron te beje publike te gjitha kandidaturat qe garojne per te plotesuar vendet vakante ne kete institucion. "Dekreti i presidentit i cili shkon ne Parlament, duhet te jete i argumentuar, i arsyetuar, cilat jane arsyet dhe motivet pse zgjodhi kete kandidate. Ligji shkon ne te njejten filozofi se Gjykates Kushtetuese, i cili i kerkon presidentit te Republikes qe gjate perzgjedhjes se anetareve te Gjykates se Larte, duhet te kete nje komunikim dhe nje bashkepunim me grupet parlamentare", u shpreh Halimi. Ministria ka saktesuar dhe kriteret qe duhet te permbushe nje jurist per t'u perzgjedhur si gjykates i larte. "Ata kandidate qe do te vine nga sistemi gjyqesor, duhet te kene kaluar te gjitha shkallet e gjykimit, te kete qene 10 vjet gjykates i Shkalles se Pare, 5 vjet ne Gjykaten e Apelit dhe me pas ti lind e drejta per te shkuar ne Gjykaten e Larte", shprehet Halimi. Ligji u kufizon gamen e ceshtjeve qe mund te shqyrtohen nga Gjykata e Larte, e cila do te fokusohet vetem tek ato me te rendesishmet.