Edi Paloka zgjidhet kryetar i grupit të PD-së, Basha: Do jemi një opozitë e fortë
Parlamentarët demokratë kanë zgjedhur Edi Palokën si kryetar të grupit parlamentar të partisë.
Në mbledhjen e grupit, e para kjo për këtë sesion parlamentar, është zgjedhur edhe zëdhënësja e grupit Jorida Tabaku ndërsa është propozuar për nënkryetar të Parlamentit Edmond Spaho.
Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e grupit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vlerësuar punën e bërë në këto 8 vjet nga qeveria e djathtë me në krye kryeministrin Sali Berisha.
Basha ka përmndur disa nga reformat e bëra gjatë qeverisjes së djathtë si anëtarësimi në NATO, MSA dhe rrugën drejt Bashkimit Europian.
Qeveria Berisha është dhe do të mbetet një histori e pakrahasueshme suksesi. Ata që kanë ardhur sot në pushtet do të tuhet t`i bëjnë llogaritë dhe bilanin e saj. Jam krenar që kam qënë pjesë e kësaj qeverie tha Basha.