E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabineti Rama mblidhet në selinë e PS-së

Vetëm pak orë para nisjes së sesionit parlamentar, kryeministri i zgjedhur ka mbledhur kabinetin e ri qeveritar.

Mbledhja e improvizuar e qeverisë po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste ku prej kohësh tashmë ekziston edhe zyra e kryeministrit të zgjedhur.

Mësohet se në takimin me kryeministrin e ri janë edhe ministrat e zgjedhur të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më herët në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, Rama u shpreh se në takimin me diplomatin europian është diskutuar edhe për një proces të brendshëm në institucionet e shtetit duke filluar nga ministritë.

Ndërkohë qeveria e majtë pritet të dekretohet më 12 shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›