Korçë, aksidentohet 7-vjeçari, përplaset nga një makinë
Një fëmijë 7-vjeçar është aksidentuar mëngjesin e sotëm pasi është përplasur nga një automjet teksa ishte duke kaluar rrugën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan në Korçë, ndërsa i plagosur ka mbetur 7-vjeçari K.Mukollari.
Menjëherë fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.