Edi Rama une ju sfidoj
NgaAMIK KASORUHO
Nuk mendoja te jetoja kaq gjate sa te shihja turpin e dhunes ne bulevardin Deshmoret e kombit. Te shikoja qe po perterihet ajo qe ju e keni permendur vete ne 1991 me fjalet- zoologjizem ideologjik. Por ende ka vend per nje keshille per ju keshille qe me ka mesuar jeta ime. Dhuna nuk eshte celesi qe i hap te gjitha portat e pushtetit por eshte prange per demokracine dhe te ardhmen e nje vendi qe ka vuajtur kaq gjate sa ne e qe nuk po gjen ende
qetesi per sa kohe qe ka njerez qe nuk kane respekt per ligjin lirite dhe te drejtat e njeriut. Mendoni se do mbeteni ne histori si Herostrati qe e dogji tempullin vetem qe te mbahej mend emri i tij Nuk besoj se do jem vetem une ai qe nuk do tju kujtoje. Patet kurajen djallezore te organizonit kete proteste por nuk guxuat te dilnit e te qetesonit turmen tuaj aq te dashur e te perfolur keto dite. Mendoja se ju kishte vlejtur mesimi qe moret nga protestat dhe greva e urise kur e shtyte Partine tuaj ne nje shfaqje te sterzgjatur e me efekte negative. Mendoja se kishit aftesine per te reflektuar dhe per te menduar si intelektual si artist dhe si njeri i prirur ndaj se mires dhe te bukures. Paskam gabuar. Ju me keni fyer. Keni fyer edhe te tere ata shqiptare qe ndoshta kane besim ne forcen e partise qe ju mendoni se po i dilni zot. Sepse me demonstraten qe ideuat ju perfundimisht keni firmosur mbi shkopinjte e dhunes se ushtruar kunder shtetit dhe njerezve te rendit i vute firmen e perdhosjes Partise Socialiste me aktin e shkuljes se tullave nga bulevardi Deshmoret e Kombit me bojen e hedhur mbi shtirjen si i plagosur te nje demonstruesi. Ju firmoset perfundimisht ate pjese te endrres suaj te marre per pushtet qe ju coi ne ate lloj haremi te peshkaqeneve te kuq sic keni shkruar dikur me pasion. Nuk na zverdhet si kineze nuk na skuqet si ruse por na nxite perpara vetes sone perpara miqve tane ju kujtohen keto fjale tuajat - keshtu i hodhet poshte dhe i shkelet me kembe endrrat europiane te shqiptareve.
Fakti qe nuk nderhyne kreret e opozites eshte qellimisht i studiuar ne tavolinat e deshirave tuaja per pushtet. Ju keni mesuar te hidhni gurin e te fshihni doren z.Rama dhe une ju injoroj duke ju nxjerre jashte vemendjes sime per te cilen me vjen edhe keq sepse hera heres jam terhequr nga profili juaj qe po krijohej ne fillim te demokracise. Ndoshta ishte hija e bashkevuajtesit tone Trebeshina qe ju mbulonte kete lloj personaliteti te medyshte sa here qe shfaqeshit bashke me te neper podiume. Sot njoha qarte dy llojet e personalitetit tuaj.
Ne emer te gjakut te babait tim une ju sfidoj dhe injoroj dhunen qe u mesuat njerezve duke luajtur me demokracine dhe duke injoruar rregullat me elementare te saj.
Une ju sfidoj ne emer te vuajtjes se qindra njerezve gjate diktatures qe u mbajt me dhunen te cilen e pashe perpara syve edhe sot ne demonstraten tuaj sepse nuk ka gje me te lehte sesa te acarosh turmen. Kete e dime shume mire nga sjelljet e turmave te narkotizuara nga nje ideologji perverse e qe i shtynte te ngriheshin kunder vlerave te rrenjosura historikisht ne jeten tone. Sot nuk pashe dhune kunder kishave xhamive kunder prones kunder mendimit e lire por pashe dhune kunder nje shteti demokratik dhe institucioneve te tij te ligjshme.
Publicistiken tuaj te viteve 90 e lexoj ndryshe sot. Ajo me tregoi rrenjet e se liges dhe te dhunes qe ju frymezuat qe ta perdorin njerezit ne demonstraten qe enderruat dhe deshiruat aq shume.
Aq sa ishin pasoje e dhunes se diktatures komuniste plumbi gjaku torturat dhe varret e pagjetura ende te njerezve tane aq edhe tullat e shkulura te bulevardit shkopinjte e derrmuar mbi policet dhe kunder ligjit jane pasoje e delirit qe ju shtyu te sfidoni cdo norme qytetarie dhe demokracie.
Protesta e dhunshme eshte e sojit tuaj dhe ekstremisteve te majte eshte pasoje e indoktrinimit te gjate qe nuk ka lidhje me mendimin qe kisha dikur per nje djale me emrin Edi Rama ne fillim te vitete 90 kur merrte perkrahu Kasem Trebeshinen dhe e nxirrte ne tribunat ne ditet e perpjekjeve kunder diktatures ne emer te lirise dhe te te drejtave te njeriut.
Nuk ju kam vleresuar aq shume me pare sidomos kisha injoruar aftesine tuaj profetike kur parashikuat se gjendja do dale jashte kontrollit e mund te kishte akte dhune. Por ju nuk mendonit se forcat e rendit do ju jepnin nje mesim qytetarie te vetedijshme dhe zbatimi te persosur te ligjit.
Kujtoj fjalet tuaja se ndergjegjes sone kombetare keto veprime i lene peshen e mekatit qe vellai ngriti doren kunder vellait. Me vjen keq qe jetova te shihja nje pamje te tille sot ne rruget e qytetit tim e Tirana nuk eshte Bastija ku te mund te gjeje shfrim dhuna si ne kohen e revolucionit jakobin. Nuk jam rehat si qytetar derisa tju degjoj pa lojera fjalesh ti kerkoni ndjese Tiranes per kete qe sajuat.